LAJMI I FUNDIT:

Festë ditëlindje në Teksas, 18 nga 25 mysafirët infektohen me coronavirus – tre përfundojnë në spital

Festë ditëlindje në Teksas, 18 nga 25 mysafirët infektohen me coronavirus – tre përfundojnë në spital

Janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se kanë kapur momentin kur një familje filloi një festë të befasishme për ditëlindje, nga e cila festë, nga 25 pjesëmarrës, 18 prej tyre përfunduan të infektuar me coronavirus.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të afërmit e Ron Barbosa mbajtën një festë në Carrollton, Texas, muajin e kaluar për të shënuar ditëlindjen e 30-të të nuses së tij, por tani tre anëtarët e familjes janë në spital.

Tubimi, i cili ishte i ligjshëm sipas rregullave aktualisht në fuqi në Teksas – ka rezultuar në një infeksion masiv, me prindërit e moshuar të Ronit, Frank dhe Carole, të shtruar në spital me COVID-19.


Veç këtyre, motra e tij Kathy, e cila ka kancer, gjithashtu është pranuar për trajtim.

E Frank, i cili është në vitet e 80-ta, është në kujdes intensiv, me mjekët paralajmëruar se së shpejti mund të duhet të vihet në një ventilator.

Carole, e cila është e martuar me burrin e saj për 68 vjet, nuk është aq e sëmurë rëndë, ndërsa Kathy duket se po shërohet, edhe pse ajo po i nënshtrohet kimioterapisë për kancerin e gjirit.

Ajo kontraktoi virusin, pavarësisht se qëndroi jashtë në hyrje në një përpjekje për të mbajtur distancën.

Ron beson se nëna e tij e kapi virusin pasi u ndal në festë për të lënë një dhuratë, pastaj ia kaloi sëmundjen babait të tij.

Ron gjithashtu mendon se nipi i tij e solli infeksionin në familje pasi zhvilloi një kollë që ai e mori për diçka të vogël që ai e mori në vendin e ndërtimit, ku ai punoi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rubio thotë se El Salvadori është

Rubio thotë se El Salvadori është "pajtuar të pranojë të dëbuar nga SHBA të çdo kombësie", përfshirë kriminelët amerikanë

Amerika
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Kalo në kategori