LAJMI I FUNDIT:

Infektohet me coronavirus punonjësi i Shëndetit Publik në Durrës

Infektohet me coronavirus punonjësi i Shëndetit Publik në Durrës

Është konfirmuar një rast pozitiv me coronavirus në Durrës, saktësisht një punonjës i laboratorit të Drejtorisë së Shëndetit Publik.

BalkanWeb njofton se menjëherë pas kësaj i gjithë personeli i laboratorit ka dalë jashtë dhe po kryhet dezinfektimi i ndërtesës.

Ndërkohë, pritet të shpallet karantina për personelin e Shëndetit Publik, të cilët kanë bërë mbledhjen e tamponëve në Durrës.