Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e ka quajtur ‘tekst skandaloz’ propozimin për aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreytarit të PDK-së, Kadri Veselit.
Rama në një intervistë ekskluzive në Rubikon në Klan Kosova, tha se për herë të parë nuk gjen fjalët për të shprehur indinjatën që ka pas këtij rasti.
“S’është aktakuzë por është një njoftim. Natyrisht, drejtësia duhet të bëjë drejtësi dhe patjetër që si shprehje e vullnetit të vet të Kuvendit të Kosovës, Gjykata duhet të bëjë punën e vet. Ajo çka mua më ka indinjuar thellë, ishte se ai tekst mu duk përtej fillimit të kërkimit të drejtësisë, lidhur me çfarë presupozohet se do të gjykohet ndaj Thaçit dhe Veselit”, është shprehur Rama.
Kryeministri shqiptar, ka theksuar se fakti që kjo aktakuzë ishte tronditëse për të, ishte pasi sipas tij, e paraqet Serbinë si viktimë e jo si agresor.
“Në atë tekst kanë menduar jo se bëhet fjalë për dy udhëheqës të UÇK-së, por sikur flitet për dy pistarë të një regjimi kriminal të vendosur përmes krimeve kundër njerëzimit, a thua se flitet për Serbinë dhe regjimin serb, jo për udhëheqësit e një vendi që ishin viktime e një agresioni. Kjo ishte ajo që më ka tronditur”.
Sipas Ramës, kjo aktakuzë e shpërndarë në të gjithë botën, godet shumë më përtej emrave të Thaçit dhe Veselit.
“Nëse e lexon këtë tekst… prezumimi i pafajësisë kthehet në një shaka pa vlerë, pa kripë dhe pa sens. Ai tekst, edhe sikur të mos ketë asgjë, është i mjaftueshëm për të njollosur fort, jo thjesht dy persona, as thjesht UÇK-në, por për të njollosur përmbajtje e një lufte të drejtë, ndaj një padrejtësie historike”.
“Jemi të detyruar që të reflektojmë thellë mbi faktin që sot respektueshmëria e Serbisë dhe e presidentit serb Vuçiq, është në një nivel shumë më të lartë se respektueshmëria e Kosovës dhe e figurave udhëheqëse të Kosovës”, ka thënë Rama.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova