Për shumë njerëz, ushqimi pikant, erëzat janë çështje “dashurie”! Asnjë, gatim nuk mund të mendohet pa ato. Por, çështjet e stomakut me sa duket vijnë pas kësaj ndjenjë, e ndonjëherë bëhen më serioze nga sa mund ta mendonim!
Djegie në stomak, ulcerë, probleme me zorrën e trashë, mund të jenë një mori simptomash që jua bëjnë edhe më të vështirë tretjen dhe shijimin deri në fund të një gatimi. Ndaj, ne pyetëm disa nutricionistë dhe këto janë tezat e tyre me bazë profesionale, sigurisht!
Marta Ferraz-Valles është një dietologe e regjistruar në Institutin për Shëndetin e tretjes dhe Sëmundjet e Mëlçisë në New York. Ajo ka vite përvojë në këshillimin e të ushqyerit për humbje peshe dhe kushtet gastrointestinale.
Konsumimi në mënyrë të vazhdueshme e ushqimit pikant, nuk është domosdoshmërisht i keq për tretjen, por dietologët thonë se kjo mund të shkaktojë simptoma tek njerëzit që refluks, sindromë të zorrës së irritueshme (IBS) dhe sëmundje inflamatore të zorrëve (IBD), etj.
Thënë thjesht: ushqimet pikante nuk shkaktojnë zakonisht problem tretës, por ato mund të përkeqësojnë këto probleme.
“Për shkak se shëndeti i zorrëve të çdo personi është unik, ushqimet pikante mund të shkaktojnë probleme tek njerëz të caktuar. Nëse keni refluks ose IBS, atëherë në mënyrë tipike, ushqimet pikante mund t’ju bëjnë të ndiheni disi keq”, thonë dietologët.
Nutricionistët ngrenë një pikë të rëndësishme, duke na thënë se ndonjëherë nuk janë erëzat që shkaktojnë problemet e tretjes, por ushqimet e tjera që keni ngrënë në të njëjtin vakt.
“Krahët e pjekur të pulës mund të shkaktojë shqetësime të tretjes për shkak të krahëve të skuqur dhe jo salcës së nxehtë”, thotë Ferraz-Valles.
“Nëse hani djathë me patate të skuqura franceze dhe salcë të nxehtë, simptomat e tretjes mund të përkeqësohen për shkak të përmbajtjes së përgjithshme yndyrore të vaktit, jo të pjesës pikante”.
A mund të jetë i shëndetshëm ushqimi pikant?
Shumë ushqime pikante janë të ngarkuara me lëndë ushqyese dhe ofrojnë mjaft përfitime ushqyese. Specat djegës, për shembull janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës E, së bashku me vitaminën A, vitaminën B6, vitaminën K, hekurin dhe fibrat. Ndërkohë, erëzat si djegëset, shafrani i Indisë dhe piperi i zi besohet se kanë veti anti-inflamatore.
Nëse shijoni ushqimin pikant dhe nuk ju shqetëson stomaku, nuticionistët thonë se nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga kjo kënaqësi. Shumë speca djegës përmbajnë një përbërës të quajtur capsaicin për të cilin thuhet se zvogëlon inflamacionin dhe dhimbjen, ndër përfitimet e tjera shëndetësore.
“Capsaicina gjithashtu është treguar se ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, në rregullimin e presionit të gjakut dhe uljen e kolesterolit tuaj LDL (ose të keq)”, thotë Zeitlin, shkruan Class.
Në vend që të përpiqeni të menaxhoni vetë një intolerancë të mundshme ushqimore, është e rëndësishme të shihni një dietolog, një mjek gastroenterolog ose një profesionist tjetër të kujdesit shëndetësor për udhëzime në çështjet e tretjes dhe dietat eliminuese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles