LAJMI I FUNDIT:

Partitë në Maqedoni fillojnë aktivitetet parazgjedhore, kërkojnë besimin e qytetarëve

Partitë në Maqedoni fillojnë aktivitetet parazgjedhore, kërkojnë besimin e qytetarëve

Fushata zgjedhore për zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut ka nisur dje, ndërsa partitë kanë filluar me aktivitetet për të kërkuar votat e qytetarëve. Në ditën e parë të fushatës partitë dërguan disa porosi parazgjedhore për qytetarët, duke bërë thirrje për dalje masive në votime, por edhe thirrje për respektim të protokolleve shëndetësore.

Telegrafi Maqedoni ju sjell të përmbledhura aktivitetet e partive dhe koalicioneve të cilat do të garojnë në zgjedhjet e 15 korrikut.

OBRM-PDUKM tubimin e parë e mbajti në Ohër, prej ku kryetari i kësaj partie Hristijan Mickoski tha se beson në maturinë e popullit, në mbështetjen që do ta marrin. Ai foli për programin e koalicionit “Për ripërtëritje të Maqedonisë”, duke cekur se në mbi 300 faqe OBRM-PDUKM ofron mundësi për përparim, për progres, për dalje nga ekonomia gri.


Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nga tribuna e djeshme qytetare në Strumicë tha se si do të vendosin qytetarët, në atë drejtim do të na lëvizë shteti.

“Pas të gjitha anketave të mundshme jemi favoritë dhe pres fitore në mënyrë që të kos ketë zhvatje. Nuk na duhen shantazhe nga askush. Përfundoi koha e shantazheve. Nuk mund të shantazhojë as BDI, as cila do parti tjetër politike. Të vetmit që vendosin janë qytetarët, në zgjedhje”, porositi Zaev.

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami nën slloganin “Mundemi” e filloi fushatën nga Zajazi, duke porositur se Besa doli në skenën politike si nevojë për t’u shkatërruar binomi BDI dhe PDSH, të cilët sipas tij, nuk ndryshuan asgjë në pozitën e shqiptarëve në vend.

BDI me konventë në Prespë e filloi fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik, ku e promovoi Naser Ziberin si kandidat të tyre për kryeministër të Maqedonisë së Veriut.

“Pas konsultimeve intensive me shoqërinë civile, botën akademike, ekspert dhe opinion krijues, por edhe me miq e dashamirë, arritëm deri tek emri unifikues dhe meritor për të qenë i pari shqiptar që garon për të thyer edhe kornizën e fundit një-etnike në Maqedoninë e veriut, atë të kryeministrit të vendit dhe ky është Naser Ziberi i cili i ka të gjitha virtytet për të prirë ekzekutivin e vendit drejt barazisë së plotë”, tha Ahmeti.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ditën e parë të fushatës tha se angazhohen për zëvendëskryeministër shqiptar dhe për demokraci konsensuale.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në ditën e parë të fushatës paralajmëruan fitore të përbashkët dhe ndryshim të bllokut 17-vjeçar njëpartiak shqiptar. Ky koalicion sot në Tetovë e fillon fushatën. Ata thonë se kanë përgatitur program real i cili mund të realizohet në katër vitet e ardhshme.

Ndryshe, partitë dhe koalicionet të cilat do të marrin pjesë në zgjedhje, programet e tyre do të mund t’i prezantojnë deri më 12 korrik në orën 24:00 kur përfundon fushata zgjedhore./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump ngrin ndihmat për shtetet e huaja - si preket Kosova nga ky vendim?

Trump ngrin ndihmat për shtetet e huaja - si preket Kosova nga ky vendim?

Botë
DJ me famë botërore, Tiësto lëshon këngën

DJ me famë botërore, Tiësto lëshon këngën "Gajdexhiu" të Zanfina Ismailit para një audience globale në New York

Magazina
Momenti kur në finalen e Big Brother VIP Kosova publiku brohoriste emrin e Gjestit

Momenti kur në finalen e Big Brother VIP Kosova publiku brohoriste emrin e Gjestit

Magazina
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Magazina
Kalo në kategori