LAJMI I FUNDIT:

Presidentja e Sllovakisë futet në vetizolim

Presidentja e Sllovakisë futet në vetizolim

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, është futur në vetizolim, pasi një prej ndihmësve të saj ka qenë në kontakt me një person që ka dalë pozitiv në testin për coronavirus.

Caputova do të jetë në vetizolim deri të premten, si masë paraprake, tha zëdhënësi i saj.

Presidentja i anuloi të gjitha angazhimet, përfshirë edhe takimet e së mërkurës me udhëheqësin e Senatit të Republikës Çeke, Milos Vystrcil, dhe me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen.


Sllovakia është lavdëruar për masat që ka ndërmarrë për frenimin e coronavirusit.

Ajo ka qenë një nga vendet e para në Evropë që ka mbyllur kufijtë dhe e ka bërë të detyrueshme vendosjen e maskës.

Sllovakia, vend me 5.5 milionë banorë, ka konfirmuar deri më tash 1,589 raste me coronavirus.

Shumica prej tyre tashmë janë shëruar, ndërsa 28 të infektuar kanë humbur jetën.

Në javët e fundit, Sllovakia i ka lehtësuar masat e izolimit dhe aktualisht lejon vizitat e turistëve nga 19 vende, shumica e tyre në Evropën Qendrore dhe Lindore, në Skandinavi dhe shtetet e Baltikut. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pritet ta tërheq SHBA-në nga Këshilli i Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara

Trump pritet ta tërheq SHBA-në nga Këshilli i Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara

Amerika
Rubio thotë se El Salvadori është

Rubio thotë se El Salvadori është "pajtuar të pranojë të dëbuar nga SHBA të çdo kombësie", përfshirë kriminelët amerikanë

Amerika
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Kalo në kategori