LAJMI I FUNDIT:

Pas aktakuzave të Speciales, mblidhet kryesia e PDK-së

Pas aktakuzave të Speciales, mblidhet kryesia e PDK-së

Pas aktakuzave ndaj Presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli është mbledhur kryesia e PDK-së.

Gazetari i RTV Dukagjinit nga selia e PDK-së njofton se në bazë të informacioneve të siguruara në selinë e PDK-së është duke u mbajtur një mbledhje.


“Kadri Veseli po qëndron në seli të partisë ndërsa derisa ne po qëndronim këtu në seli kanë hyrë nënkryetarët Enver Hoxhaj dhe Hajredin Kuçi. Nga selia e PDK-së është larguar ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri”, ka thënë gazetari i RTV Dukagjinit, Valmir Gallopeni.

Ende nuk dihet nëse do të ketë prononcime për media nga zyrtarët e PDK-së për atë që mund të jetë diskutuar./Telegrafi/