LAJMI I FUNDIT:

Turqia kundërshton liderin francez për deklaratën mbi Libinë

Turqia kundërshton liderin francez për deklaratën mbi Libinë

Turqia kundërshtoi presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për komentet e fundit mbi mbështetjen e Turqisë për qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Libisë, transmeton Anadolu Agency.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy, tha se Macron duke e quajtur mbështetjen e Turqisë për qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Libisë një “lojë të rrezikshme” mund të shpjegohet vetëm si një “abdikim të arsyes”.


Duke injoruar të drejtat legjitime të Turqisë në Mesdheun Lindor dhe duke mbështetur ambiciet “maksimaliste”, Franca vetëm rrit tensionet në rajon në vend që të promovojë paqen dhe stabilitetin, shtoi ai.

Duke akuzuar Parisin se është bashkëpunëtor në kaosin në Libi, Aksoy tha se jo Turqia, por Franca është ajo që po luan një “lojë të rrezikshme”.

Ai i kërkoi Francës dhe Macron që të ndalojnë rrezikimin e sigurisë dhe të ardhmes së Libisë, Sirisë dhe Mesdheut Lindor dhe në vend të kësaj të përdorin kanalet ekzistuese të dialogut.

Pas një takimi me presidentin tunizian Kais Saied në Paris, Macron të hënën vonë kritikoi Ankaranë për mbështetjen e saj për qeverinë libiane kundër gjeneralit puçist, Khalifa Haftar, të mbështetur nga Franca, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Rusia.

Libia është përfshirë nga lufta civile që nga rrëzimi i sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011. Qeveria e re e vendit u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB-ja, por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjatë dështuan për shkak të sulmeve ushtarake nga forcat e Haftarit.

OKB e njeh qeverinë libiane të kryesuar nga Fayez al-Sarraj si autoritet legjitim të vendit pasi Tripoli lufton me milicitë e Haftarit.

Qeveria në mars nisi operacionin Stuhia e Paqes kundër Haftarit për të kundërshtuar sulmet e Haftarit mbi kryeqytetin Tripoli, dhe së fundmi çliroi vendet strategjike, duke përfshirë Tarhuna, fortesa e fundit e Haftarit në Libinë perëndimore.

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori