Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu kërkoi që të votohet një rezolutë e cila sipas tij do të ndërtojë një bazë të barazisë karshi Serbisë para takimit në Uashington. Por, propozimi nuk mori votat e mjaftueshme për të kaluar si rezolutë.
Ai tha se shpreson që rezolutën ta përkrahin Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Duke paraqitur rezolutën, Aliu ndër të tjera tha se qeveria e Kosovës duhet të zbatojë parimet e reciprocitetit me Serbinë në të gjitha fushat.
“Qeveria e Republikës së Kosovës të zbatoje parimet e reciprocitetit me Serbinë në të gjitha fushat, masa e reciprocitetit në fushën e mardhënieve tregtare të vendosen brenda pesë ditësh nga miratimi i kësaj rezolute. Si arsyetim është Republika e Kosovës gëzon të drejtë që qytetarët e saj, ndërmarrësit, profesionistët, punëtorët të trajtohen barabarsisht pa paragjykime, pa pengesa, me dinjitetin e domosdoshëm kur zhvillojnë aktivitetet jetësore profesionale. Republika e Kosovës me shpalljen e pavarësisë ka subjektivitet ndërkombëtar dhe dokumentacioni apo çfarëdo forme tjetër veprimi në marrëdhënie ndërkombëtar, nuk mund të jetë ndryshe përpos reciproke”, tha ai.
Ai tha se qytetarët e Kosovës çdo herë kanë shprehur vullnetin që të trajtohen në mënyrë të barabartë me të tjerët në rajon.
“Kërkoj nga ju deputetë të nderuar të Kuvendit të Republikës së Kosovës që ta votojmë këtë rezolutë me idenë që kjo të ndërtojë një bazë të barazisë karshi Serbisë sidomos në fazën në të cilën gjendemi para shkuarjes në Uashington dhe para marrëveshjes eventuale me Serbinë, të cilën ne nuk po e dimë as për çka do të bisedohet as nuk po e dimë përmbajtën e saj”, tha ai.
Me 83 deputetë në sallë, rezoluta e propozuar nga deputeti Librun Aliu nuk kaloi meqë mori vetëm 31 vota për, 34 kundër dhe 1 abstenim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve