Në prag të takimit të Uashingtonit, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka deklaruar se pozicioni negociues i Kosovës me Serbinë është i dobët.
Në interpelancën që po mbahet sot për heqjen e reciprociteti, opozitari tha se partia e tij është për dialogun që i siguron Kosovës ulësen në OKB.
“Në këto 21 vjet, nuk mbaj mend ndonjëherë një qëndrim të tillë më skandaloz të ndonjë Qeverie. Kjo flet shumë për pozicionin e ardhshëm negociues me Serbinë, që është i dobët”, tha ai.
Veseli tha se zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar prodhuan qeveri e kryeministra të mashtrimit.
“6 tetori, që u reklamua si kthesë shprese për vendin, prodhoi Kryeministra e Qeveri mashtrimi. Njësoj do të përfundojë edhe kjo Qeveri, sepse as mendjen dhe as qëllimin nuk e ka të mbarë. LDK dhe VV po prodhojnë probleme dhe konflikte për gjithçka brenda kombit tonë më shumë sesa po zgjidhin diçka. E kanë vendosur qytetarin si target përfitimi, në vend se ta konsideronin si besim dhe partner”, tha ai
Krahas kësaj, theksoi se aty ku janë ShBA-të duhet të jetë edhe Kosova pa frikë.
“Nuk jemi për luftë derisa Serbia nuk cenon ndonjë pjesë të territorit dhe njerëzve tanë. Jemi për dialog, që Kosovës ia siguron ulësen në OKB, si shtet të pacenuar. Ku janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty duhet të jetë edhe Kosova. BE duhet ta njohë shtetin e Kosovës dhe t’i hapë rrugë integrimit dhe liberalizimit te vizave. Jemi dhe do të mbetemi përherë evropianë krenar”, u shpreh Veseli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj