LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora duket senzacionale në promovimin e veshjeve të reja sportive

Rita Ora duket senzacionale në promovimin e veshjeve të reja sportive

Ajo ka qenë duke realizuar një bashkëpunim të ri për një koleksion veshjesh sportive gjatë kohës së izolimit.

Rita Ora dukej përsëri me stil të hënën, ndërsa publikoi disa fotografi nga xhirimet e setit fotografik më të fundit, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 29 vjeçare, dukej mahnitëse në fotografitë e shkrepura në një çati në Los Angeles.


Bukuroshja ka promovuar bashkëpunimin e saj të ri me JD Sports dhe kishte veshur një sërë rrobash nga markat e njohura: “Nike” dhe “Adidas”.

Rita po ashtu kishte vendosur disa aksesorë, një numër gjerdanësh dhe byzylykësh për fotosesion.

Koncertet live në Britani këtë verë do të mbahen - fansat do të kenë mundësinë të ndjekin shfaqjen nga veturat e tyre
Lexo po ashtu Koncertet live në Britani këtë verë do të mbahen - fansat do të kenë mundësinë të ndjekin shfaqjen nga veturat e tyre

Ajo shkroi në përshkrimin e fotografisë: “Këtu është momenti kur bëmë pak argëtim gjatë xhirimeve që bëmë pak para bllokimit në Los Angeles! Ishte kaq nxehtë në çati, jam shumë e lumtur që e ndaj me ju #RitaOra x JD”.

“Faleminderit shumë për ekipin dhe gjithë të përfshirët, atë që të gjithë po bëjnë sot në diell!?”, ka shkruar tutje artistja shqiptare.

Ky postim i saj vjen pak kohë pasi ajo foli për përvojën e saj si refugjate kosovare me prindërit, motrën Elena dhe vëllain Don në Londër.

https://www.instagram.com/p/CBNmI4lD8Ql/

Këngëtarja ndau pak javë më parë disa imazhe të ëmbla të fëmijërisë së saj, një video të xhiruar në park në korrik të vitit 1994, tri vjet pasi familja e saj u largua nga Prishtina për të filluar një jetë të re në kryeqytetin anglez.

Muzikantja pranoi që ajo duhej ta dëshmonte veten që të mund të ishte një fëmijë i pranuar nga të tjerët. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Getty Images/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja që luajti rolin e Rose në

Aktorja që luajti rolin e Rose në "Titanic" më në fund flet për dilemën e famshme të dërrasës: A ishte ajo një derë dhe a kishte vend edhe për Jackun

Magazina
Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre

Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre

Magazina
Egla Ceno flet për të pasurit fëmijë: Nuk pres më, nuk do doja të isha gjyshja e fëmijës tim

Egla Ceno flet për të pasurit fëmijë: Nuk pres më, nuk do doja të isha gjyshja e fëmijës tim

Magazina
Rita Ora merr tërë vëmendjen me dukjen mahnitëse, në tapetin e kuq të MTV EMA në Mançester

Rita Ora merr tërë vëmendjen me dukjen mahnitëse, në tapetin e kuq të MTV EMA në Mançester

Magazina
Rita Ora shkëlqen si prezantuese e ceremonisë së MTV EMA

Rita Ora shkëlqen si prezantuese e ceremonisë së MTV EMA

Magazina
Sa i pashëm është Arioni? Drenusha me Gresën e Dianën komentojnë dukjen e tij

Sa i pashëm është Arioni? Drenusha me Gresën e Dianën komentojnë dukjen e tij

Magazina
Kalo në kategori