L.R. nga Prishtina (emër i njohur për redaksinë) është rasti i parë i kontaktit të personit me sëmundjen COVID-19, por që nuk ka arritur të testohet për këtë sëmundje për shkak se nuk ka pasur ndonjë simptomë të paraqitur.
Ajo punon në një institucion shtetëror në Prishtinë ku janë konfirmuar disa raste pozitive.
“Dy koleget e mija kanë dalur pozitive me koronavirus, unë kam qëndruar me të dyjat, por me njërën më shumë. Më 19 qershor kam shkuar në Klinikën Infektive dhe kam treguar se jam rast kontakti. Më kanë thënë se nuk bëjmë gjurmimet e kontakteve, vetëm nëse paraqiten probleme me frymëmarrje mund të lajmërohem. Kështu që nuk kam mund ta bëjë testin. Deri më tani nuk kam ndonjë simptomë”, tregon ajo.
Ajo thotë se është e shqetësuar pasi jeton në një objekt bashkë me dy të moshuar.
“Problem është se përveç familjes sime, unë jetoj edhe më dy prindërit e burrit dhe janë mbi 70 vjeç. Tash po rri në shtëpi. Unë kujdesem, vendosi maskë, pastroj duart, por problemi është se qëndrimi në një shtëpi nuk ke si të ruhesh. Për këtë unë dëshirova të bëjë testin, të vërtetoj se a jam infektuar, për shkak se mund të rrezikoj dy vjehrritë e mi”, tha ajo.
Në ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të hënën ka rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë, që “mos të testohen personat asimptomatikë, por udhëzohen në vetizolim 14 ditor si dhe monitorim vetanak të gjendjes shëndetësore”.
Në rast të shfaqjes së simptomave, ata munden të kërkojnë ndihmë mjekësore menjëherë.
Në dokumentin e rekomandimeve të IKSHP-së, që ka siguruar Radio Evropa e Lirë, thuhet se “me rritjen e numrit të rasteve të detektuara në dy javët e fundit si dhe largimin e kufizimeve në lëvizje të qytetarëve të Kosovës, kapacitetet laboratorike janë të kufizuara për testim të çdo kontakti eventual të rasteve të konfirmuara me COVID-19”.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se këto janë edhe rekomandime të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për ndryshime të kushteve të parapërgatitjes, së parandalimit të rasteve me COVID-19
Ai tha se varësisht prej situatës ndryshojnë edhe rrethanat.
Ndryshe, pas lirimit të masave kundër sëmundjes COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi, hapja e menjëhershme dhe lëvizja e pakufizuar e njerëzve ka rritur numrin e të infektuarve në këto dy javët e fundit.
Valbon Krasniqi, infektolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, thotë se pas lehtësimit të masave shqetësuese mbetet fakti se personat me COVID-19 pozitivë dhe familjarët e tyre po qarkullojnë lirshëm dhe nuk po kufizojnë lëvizjet e tyre çka paraqet rrezik të shtuar për përhapje të virusit.
“Ekipet që janë në terren në bashkëpunim me ekipet familjare të të gjitha komunave duhet të mbikëqyrin gjendjen shëndetësore të këtyre personave”, tha Krasniqi.
Deri më 22 qershor, sipas Krasniqit, në Klinikën Infektive, janë 93 pacientë të konfirmuar më sëmundjen COVID-19. Ndërkaq, 41 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërkohë që gjashtë pacientë janë në repartin inteziv të kësaj klinike.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë tashmë ka arritur në mbi 2000 persona.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) të hënën u regjistruan 47 raste të reja me sëmundjen COVID-19, kurse shifra më e lartë me të infektuar brenda një dite në Kosovë, që prej se u regjistruan rastet e para me këtë virus më 13 mars, është regjistruar me 16 qershor me 141 raste të reja me koronavirus.
Prej tyre, 1069 janë shëruar ndërsa 37 kanë vdekur./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ambasada-gjermanee-380x233.jpg)
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune
![Ramiz Lladrovci: Votoni Elmi Reçicën, Xhavit Halitin, Nait Hasanin, Fadil Millakun, Idriz Vehapin, Ramë Vatajn…](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ramiz-lladrovci-380x233.jpg)
Ramiz Lladrovci: Votoni Elmi Reçicën, Xhavit Halitin, Nait Hasanin, Fadil Millakun, Idriz Vehapin, Ramë Vatajn…
![Kallëzim penal ndaj drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ohër](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/spitali-i-ohrit-380x233.jpg)
Kallëzim penal ndaj drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ohër
![E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Burg-foto-780x439.jpg)
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj
![Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/person-ne-kerkim-780x439-1.jpg)
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
![Mediat evropiane: Bedri Hamza mund të sjell qasje të re në qeverisje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bedriaaa-780x439.jpg)
Mediat evropiane: Bedri Hamza mund të sjell qasje të re në qeverisje
![Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/419738144_780161330598790_1119452255116501420_n-2-1130x635-1-780x439-1.jpg)
Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim
![20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/QKUK-Klinika-Emergjente-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439.jpg)
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik
![Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/LAJMI-I-FUNDIT-1-2-780x439.png)
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin