LAJMI I FUNDIT:

Hoti takoi shefen e UNDP në Kosovë

Hoti takoi shefen e UNDP në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Hoti e ka njoftuar znj. Suokko për prioritetet e Qeverisë, menaxhimin e situatës të krijuar nga pandemia Covid 19, pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe proceset e tjera me rëndësi për vendin.


Kryeministri Hoti, me këtë rast e ka falënderuar znj. Suokko dhe UNDP-në për kontributin e tyre në avancimin e qeverisjes së mirë, transparencës, fuqizimin e rendit dhe ligjit, në të njëjtën kohë ka shprehur vullnetin e Qeverisë për bashkëpunim me këtë organizatë në funksion të zhvillimit dhe rritjes së mirëqenies për qytetarët e vendit.

Ndërsa, Maria Suokko, përfaqësuese e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, e ka uruar kryeministrin për marrjen e detyrës së re duke shprehur gatishmërinë e kësaj organizate për ofrimin e përkrahjes së plotë në proceset e mëtejshme zhvillimore në Kosovë. /Telegrafi/