Diabeti tip 2 mund të prekë sytë e një personi dhe nëse lihet pa u trajtuar mund të shkaktojë humbje të plotë të shikimit.
Cilat janë tri komplikimet në sy të shkaktuara nga sheqeri i lartë në gjak?
Diabeti tipit 2 i referohet një sëmundjeje komplekse metabolike, në të cilën trupi ose nuk mund të prodhojë insulinë të mjaftueshme ose thjesht nuk mund ta përdorë insulinën në mënyrë të efektshme.
Nivelet e sheqerit rriten në gjak kur nuk ka insulinë të mjaftueshme për ta ulur atë dhe kjo njihet si hiperglikemia. Hiperglikemia mund të ndikojë negativisht në çdo pjesë të trupit, përfshirë sytë e një personi.
Shikimi i paqartë
Të shikuarit e turbullt mund të jetë komplikim afatshkurtër ose afatgjatë i diabetit.
Diabeti i pakontrolluar mund të çojë në nivele të larta të sheqerit në gjak që dëmtojnë enët e vogla të gjakut me kalimin e kohës.
Ky dëmtim mund të çojë në probleme në një pjesë të syrit që quhet retina. Ndërsa kjo gjë mund të shkaktojë të shikuarit e paqartë.
Glaukoma
Për njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit dy, një gjendje e njohur si glaukoma mund të jetë një realitet.
Kur rritet presioni brenda syrit, lëngu nuk është në gjendje të thahet siç bën normalisht. Kjo mund të dëmtojë nervat dhe enët e gjakut dhe të shkaktojë ndryshime në shikim.
Ilaçet janë në gjendje të ndihmojnë në uljen e presionit të syve, të shpejtojnë kullimin dhe të zvogëlojnë sasinë e lëngut që bën syri.
Retinopatia diabetike
Retinopatia diabetike është një ndërlikim i diabetit, i shkaktuar nga nivelet e larta të sheqerit në gjak që dëmtojnë pjesën e pasme të syrit. Retina ka nevojë për një furnizim të vazhdueshëm me gjak, të cilin e merr përmes një rrjeti të enëve të vogla të gjakut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë, thotë një studim i ri
Aktiviteti i tepërt fizik çon në fertilitet? Ja ç’thonë studiuesit
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'