Bartësi i listës së Alternativës Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar, Shaip Kamberi, pret që shqiptarët e Luginës së Preshevës do të marrin tri mandate në zgjedhjet e stome për Kuvendin e Serbisë.
Kamberi që i prin listës së bashkuar të partive shqiptare, ka deklaruar për KosovaPress, se dalja e qytetarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Serbi është e kënaqshme.
“Synimi i listës sonë ishte që me një angazhim të përbashkët të më shumë subjekteve politike të kemi përfaqësim më të lartë prej një sa kemi pasur deri më tani, të kalojmë në tre mandate deputetësh. Dalja deri tash është në rregull, akoma nuk janë zyrtare shënimet diku mbi 30 për qind, llogaritet deri në 50 për qind mund të jetë dalja e përgjithshme, që do të thotë ne me siguri mund të presim dy mandate deputetësh”, tha ai.
Me bashkimin e partive politike shqiptarë të Luginës, Kamberi tha se synojnë që të rrisin përfaqësimin e shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë.
“Synimet reale tona kanë qenë që t’i kemi tri mandate, megjithatë të shohim se sa do të ketë mobilizim të përgjithshëm të njerëzve. Për shkak të pandemisë, një numër i madh i njerëzve tanë është gjendur në diasporë dhe nuk kanë mundur të kthehen në Luginë”, tha ai.
Nëse do të marrë mandatin e deputetit, Kamberi ndër çështjet e para që do të ngritë në Kuvendin e Serbisë thotë se është çështja e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione publike dhe shtetërore.
“Çështjet e përfaqësimit të shqiptarëve, kemi një përfaqësim dukshëm më të ulët sasa struktura jonë etnike nacionale në Komunën e Bujanocit, Preshevës, në institucionet publike dhe shtetërore. Me Kushtetutën e Serbisë kjo e drejtë është e garantuar, por nuk respektohet”, tha ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën