Spasovski: Vetëm me vetëdijësim të lartë të të gjithëve do të përballemi me krizën nga coronavirusi
Me krizën nga koronavirusi do të përballemi vetëm me vetëdijesim të lartë tek të gjithë dhe me respektim të masave për mbrojtje personale nga ana e qytetarëve dhe reagime efikase të institucioneve atje ku do të ketë shkelje, sepse mbrojtja e shëndetit publik është obligim ligjor, thotë kryeministri Oliver Spasovski në intervistë për 24 info.
“Pres përgjegjësi dhe përkushtim maksimal ndaj shëndetit publik, nga secili. Ky është kushti pë përballje me krizën nga koronavirusi, jo vetëm në shtetin tonë. Kështu do të arrijmë të përballemi me krizën nga korona. Prandaj, bëj thirrje për vetëdijesim të lartë të të gjithëve, për tejkalimin e pasojave nga kriza shëndetësore. Do të mbajmë maska, do të mbajmë distancë fizike prej 2 metrave, nuk do të tubohemi në grupe të mëdha, do të mirëmbajmë higjienë maksimale, posaçërisht të duarve. Po, kështu do të funksionojmë derisa kjo të nevojitet. Nuk është lehtë, po edhe nuk është më e vështirë se ajo që dikush të infektohet, të sëmuret apo të ndodhë ndonjë epilog tjetër i padëshiruar. Me të vërtetë duhet të kuptohet se përballja me krizën nga korona fillimisht do të thotë ruajtje e shëndetit, ndërsa së bashku me të edhe ruajtje e ekzistencës së qytetarëve”, deklaroi Spasovski.
Ai përkujton se Qeveria solli tre pako masash ekonomike për ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, për ruajtje të vendeve të punës, për jetësim të ekonomisë përmes rritjes së konsumit të prodhimeve të vendit dhe mbështetje financiare për organizatat joqeveritare dhe turizmin vendor.
“Si Qeveri, jemi të përkushtuar seriozisht në përballjen me pasojat nga kriza botërore shëndetësore dhe u shprehi falënderim qytetarëve të ndërgjegjshëm, punonjësve shëndetësorë, policëve dhe të gjithë të punësuarve të tjerë
profesionistë, të cilët investojnë në tejkalimin e situatës. Me vetëdijesim të përbashkët dhe përcaktim ndaj mbrojtjes së shëndetit publik, do t’ia dalim”, konsideron Spasovski.
Ai potencoi se në periudhën e krizës shëndetësore, jo vetëm që nuk u ndërpre asnjë investim kapital, por çdo ditë po rrumbullakësohen projekte të rëndësishme kapitale e rëndësi thelbësore për qytetarët, siç janë rrugët, infrastruktura komunale, objektet për kopshtet, shkollat dhe objektet shëndetësore.
“Projektet kapitale janë motor i ekonomisë edhe për rritje të konsumit publik he do të vazhdojmë me dinamikë të përforcuar të punojmë në atë drejtim. Mundemi, si deri më tani, me politika të ndershme dhe përgjegjëse, ta arrijmë
standardin e dëshiruar jetësor, që sjellë qetësi, siguri dhe stabilitet në çdo shtëpi dhe zhvillim të mëtutjeshëm të shtetit tonë”, theksoi kryeministri Spasovski.
Ai në intervistë foli edhe për punën e Qeverisë së tij dhe për përgatitjet për organizim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 15 korrik.
“Në rrjedhë janë të gjitha përgatitjet e nevojshme, Treguam, gjatë tre viteve të shkuara, si Qeveri e ndershme de me përgjegjësi, se kur ekziston vullnet politik, mund të organizohen zgjedhje të drejta. Bëj porosi që të mos mendoj dikush të punojë ndryshe nga detyrat e veta profesionale, ligjore, kushtetuese. Institucionet, qytetarët, partitë, janë të obliguar të kontribuojnë secili të votojë në zgjedhje të drejta dhe demokratike, në kushte të sigurta për shëndetin e
votuesve”, potencoi Spasovski.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Donika Gërvalla voton në Gjermani
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137
“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti