LAJMI I FUNDIT:

Emina Çunmulaj dhe bashkëshorti i saj iranian, Sam Nazarian festojnë dhjetë vjetorin e lidhjes

Emina Çunmulaj dhe bashkëshorti i saj iranian, Sam Nazarian festojnë dhjetë vjetorin e lidhjes
Sam Nazarian dhe Emina Çunmulaj (Foto: Instagram)

Modelja e njohur Emina Çunmulaj tashmë prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka qenë në një lidhje të gjatë dhe tani prej pesë vitesh e martuar me afaristin iranian, Sam Nazarian.

Çifti kanë festuar dhjetë vjetorin e romancës së tyre, datë kjo në të cilën modelja nga Mali i Zi ka treguar të arriturat dhe sukseset përgjatë kësaj një dekade.


Sam Nazarian dhe Emina Çunmulaj (Foto: Instagram)

Ky është postimi i plotë i Çunmulajt:

“Dashuria ime

E bekuar që të kam në jetën time.

10 vite së bashku, 5 vite martesë, 2 vajza të mrekullueshme, shumë dashni, mësimë, disa periudha të vështira por asgjë nuk mund ta thyejë themelin e fortë

Mezi pres të plakem së bashku dhe të shoh fëmijët e fëmijëve tanë

Familja mbi të gjitha, Gëzuar përvjetorin dashuria ime”.

https://www.instagram.com/p/CBrBEtXHOFY/

Emina në shumë prej intervistave ka treguar se ka një raport shumë të mirë me bashkëshortin e saj dhe me dy vajzat: Ella Faria dhe Mia Soraya. /Telegrafi/