LAJMI I FUNDIT:

Sulm me shufra metalike në Drenas, lëndohet një person

Sulm me shufra metalike në Drenas, lëndohet një person

Tre persona janë arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje me shufra të metalit kanë sulmuar një person tjetër.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:58, në Komoran të Drenasit.


Sipas raportit të policisë, viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje me shufra të metalit kanë sulmuar viktimën mashkull  kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/