LAJMI I FUNDIT:

Ministri Veliu me rastin e ditës Dita Botërore për Refugjatë: Asnjë rast me COVID-19 nga azil-kërkuesit në Kosovë

Ministri Veliu me rastin e ditës Dita Botërore për Refugjatë: Asnjë rast me COVID-19 nga azil-kërkuesit në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, me rastin e Ditës Botërore për Refugjatë, ka thënë se  edhe në këtë kohë pandemie me COVID-19, trajtimi për azil-kërkuesit dhe migrantët në Republikën e Kosovës, është në nivel të lartë.

Veliu ka thënë se nuk ka raste të infektimit me coronavirus nga azil-kërkuesit, e kjo siç tha ai dëshmon përkujdesjen institucionale ndaj refugjatëve dhe azil-kërkuesve, në Kosovë.


Lexoni më poshtë adresimin e ministrit Veliu:

Sot është Dita Botërore për Refugjatë, ditë që populli ynë duhet ta kujtojë edhe për shkak të historisë dhe përvojës sonë ende të freskët. Andaj në këtë ditë, ne shprehim solidaritetin dhe bashkëndjejmë me rreziqet, vështirësitë dhe problemet me të cilat ballafaqohen refugjatët në mbarë botën. Ky solidaritet për refugjatë dhe të zhvendosur, është edhe më i theksuar kur merret parasysh se numri i personave të zhvendosur është rreth 79.5 milion, një rekord ky i paparë asnjëherë deri më tani.

Institucionet e Republikës së Kosovës dhe në veçanti Ministria e Punëve të Brendshme ka punuar dhe vazhdon të punojë çdo ditë së bashku me institucionet vendore, UNNHCR-në, organizatat partnere të saj dhe me organizata tjera ndërkombëtare në mënyrë që të gjithë së bashku t’ua mundësojmë azil-kërkuesve dhe refugjatëve një trajtim të dinjitetshëm dhe të drejtë.

Në këtë drejtim, ne kemi hartuar legjislacionin që është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe regjionale që garanton liritë dhe të drejtat e refugjatëve dhe azil-kërkuesve. Poashtu janë krijuar strukturat dhe mekanizmat e duhur që mundësojnë zbatimin e duhur të legjislacionit duke mundësuar kështu që azil-kërkuesit dhe refugjatët t’i gëzojnë të drejtat e tyre.

Edhe në këtë kohë të pandemisë me COVID-19, trajtimi jonë për azil-kërkuesit dhe migrantët në Republikën e Kosovës ishte në nivel të lartë. Jemi përkujdesur që të gjithë të jenë të mbrojtur nga rreziku i infektimit përmes sigurimit të pajisjeve të nevojshme, ofrimit të informatave të nevojshme rreth mbrojtjes nga pandemia, si dhe duke ofruar shërbime edukative gjatë muajve të izolimit. Mendojmë se fakti që nuk ka asnjë të infektuar me virusin COVID-19, është dëshmi e punës sonë të palodhshme dhe përkujdesjes sonë institucionale ndaj refugjatëve dhe azil-kërkuesve. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori