LAJMI I FUNDIT:

Bujar Gashi: Në Prishtinë kemi 260 raste aktive me COVID-19 të shtrira në 23 lagje

Bujar Gashi: Në Prishtinë kemi 260 raste aktive me COVID-19 të shtrira në 23 lagje

Sonte në Komunën e Prishtinës janë paraqitur edhe 41 raste të reja me coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi tha për RTV Dukagjinin për dallim nga rastet e mëhershme rastet e reja manifestojnë simptoma të coronavirusit e disa prej tyre më të theksuara.


Gashi thotë se disa ditë më parë kishte persona të infektuar në institucione të ndryshme publike e që sipas tij tashmë rastet janë zgjeruar në familjet e tyre e në disa raste edhe te kolegët e tyre të punës.

“Vlen të theksohet se nga fillimi i pandemisë në Komunën e Prishtinës kemi 336 raste të regjistruara me COVID-19, ndërsa 260 raste janë aktive të shtrira në 23 lagje të Prishtinës. Praktikisht në gjithë Prishtinën dhe në fshatrat Hajvali e Barilevë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës thotë se nga data 20-31 mars ka pasur 85 raste ndërsa nga 1 qershori deri më tani janë 251 raste.

“Është një rritje e shpejtë dhe një numër voluminoz për një kohë të shpejtë. Dhe kjo e bënë më shqetësuese situatën pasi kemi një numër të madh të rasteve në komunën tonë”, tha ndër të tjera Bujar Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori