LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi me vendim të ri për hapjen e kufirit – kosovarët duhet të jenë të pajisur me një test negativ për coronavirus

Mali i Zi me vendim të ri për hapjen e kufirit – kosovarët duhet të jenë të pajisur me një test negativ për coronavirus

Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive (NCD) i Malit të Zi, sot ka marrë një vendim të cilin e kanë quajtur si “strategjik për hapjen e mëtejshme të Malit të Zi, në përputhje me ruajtjen e politikës të nivelit më të lartë të mbrojtjes së qytetarëve, të huajve që jetojnë në vend dhe turistëve”.

Veç kësaj, vendimi thuhet se ka të bëjë edhe me krijimin e parakushteve për normalizimin e ekonomisë së prekur nga pandemia e coronavirusit.

Në këtë drejtim, përcjell Telegrafi, me propozimin e Institutit të Shëndetit Publik, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Malit të Zi, u miratuan një sërë kriteresh për të rritur disponueshmërinë e Malit të Zi, për të hapur kufijtë dhe për të bërë të mundur trafikun ndërkombëtar pa pengesa me masa për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.


Siç thuhet më tej, qasja e re bazohet në parimin e mosdiskriminimit, fleksibilitetit dhe qasjes së përbashkët dhe të koordinuar, duke shtuar se Mali i Zi, po zbaton masa në komunikimin dhe shkëmbimin e të dhënave epidemiologjike me vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e tjera kandidate.

Andaj, në përputhje me parimet e miratuara, bëhet e ditur se u formuan tri lista të vendeve në varësi të numrit të rasteve aktive dhe të reja të infeksionit të coronavirusit, trendit të numrit të personave të infektuar dhe reagimit të përgjithshëm të një vendi ndaj një pandemie, duke marrë parasysh informacionin në dispozicion për aspekte të tilla si testimi, monitorimi i kontakteve, trajtimi dhe raportimi.

Qytetarët e Serbisë në “zonë të kuqe”, nuk do të lejohen të futen në Mal të Zi
Lexo po ashtu Qytetarët e Serbisë në “zonë të kuqe”, nuk do të lejohen të futen në Mal të Zi

Kështu që, siç bëhet e ditur në vendim, ndër vendet, banorët e të cilëve mund të hyjnë në Mal të Zi pa kufizime janë edhe: Australia, Austria, Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Finlanda, Greqia, Holanda, Kroacia, Indonezia, Irlanda, Islanda, Timori Lindor, Xhamajka, Japonia, Jordania, Koreja e Jugut, Sudani i Jugut, Kamboxhia, Kameruni, Kina, Qipro, Kuba, Laosi, Letonia, Libani, Libia, Lituania, Luksemburgu, Madagaskari, Hungaria, Malta, Malajzia, Mali, Maroku, Meksika, Gjermania, Norvegjia, Zelanda e Re, Bregu i Fildishtë, Palestina, Papua Guinea e Re, Paraguai, Sllovakia, Ruanda, Senegali, Sllovenia, Somalia, Shri Lanka, Sudani, Zvicra, Taxhikistan, Tajlanda, Togo, Trinidad dhe Tobago, Tunizia, Uganda, Uruguai, Uzbekistani, Venezuela, Vietnami, Zambia dhe Zimbabve.

Megjithatë, nga vendet, banorët e të cilëve mund të hyjnë në Mal të Zi me një rezultat negativ të testit në laboratorët e akredituar SARS-CoV-2, jo më shumë se 48 orë të vjetër janë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Turqia, Izraeli, Polonia, Rumania, Italia dhe Ukraina. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori