Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i Grupit Ndërinstitucional për Menaxhim të Incidenteve, i udhëhequr nga ministri i Punëve të Brendshme, njëherit edhe koordinator i grupit, Agim Veliu.
Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale të pandemisë dhe zbatimin e masave për parandalimin dhe mbrojtjen nga COVID-19, sipas Manualit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Me këtë rast, ministri Veliu theksoi se situata me pandeminë ditëve të fundit është e rënduar. Për këtë qëllim, Ministria e Shëndetësisë ka hartuar edhe shpërndarë Manualin, i cili do të ndihmojë se si të vijojë qeverisja dhe biznesi në kushte pandemie, në të dy sektorët, publik dhe privat.
“Ministria e Punëve të Brendshme ka hartuar udhëzues të bazuar në Manualin e Ministrisë së Shëndetësisë për secilin institucion të vetin dhe është e gatshme t’iu ofrojë mostrën dhe t’i mbështesë me ndihmën e eksperteve të gjithë Qeverinë e Kosovës si tërësi”, theksoi ministri Veliu.
Veliu thekoi se udhëzuesi do të ndihmojë për vijimësinë e qeverisjes në kushte pandemie në institucionet përkatëse, por edhe institucioneve tjera që nuk janë të përfaqësuara në Grupin Ndër-Institucional, duke u kujdesur njëkohësisht që të mos ketë shkelje ligjore, siç kishte ndodhur gjatë mandatit të Qeverisë së kaluar.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj vuri në dukje përkushtimin e tij dhe personelit shëndetësor për menaxhimin e situatës me COVID-19, pas lehtësimit gradual të masave, duke marrë për bazë sfidat e kohëve të fundit për shkak të rritjes së numrit të madh të qytetarëve që janë infektuar.
Ai kërkoi nga të gjitha institucionet publike dhe private që të zbatojnë manualin që ka hartuar Ministria e Shëndetësisë, i cili është obligativ për të gjithë qytetarët pa dallim.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Brendshme, në këtë takim u vendos që për të menaxhuar më mirë dhe më efektshëm këtë pandemi të iniciohet hartimi i koncept dokumentit të ligjit për COVID-19.
Njëkohësisht, të gjithë anëtarët e grupit apeluan qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë kujdes dhe disiplinë maksimale, me qëllim që të bëhen të gjitha përpjekjet për të mos qenë të detyruar t’i rikthejmë masat kufizuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro – arrestohet një i dyshuar
Për shkak të mjegullës, ulje e dukshmërisë në rrugën Tetovë-Gajre dhe Kulla-Katllanovë
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025