Me ftesë të Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni realizon vizitën zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Në Ministrinë e Mbrojtjes, Ministri Quni me delegacionin e tij u prit me ceremoni të lartë ushtarake nga Ministrja Xhaçka dhe stafi i saj i lartë ministror dhe ushtarak.
Në takimin dypalësh, ministrin Quni e uroi homologia për detyrën e re dhe shprehu bindjen se ministri Quni me përvojën si udhëheqës ushtarak i karrierës dhe me përvojën politike përfaqëson dhe do të përfaqësoj denjësisht aspiratat e Kosovës për integrimin euroatlantik dhe synimin kombëtar për zhvillimin e forcave ushtarake bashkëkohore.
“Integrimi euroatlantik është synim i natyrshëm i Kosovës, krahas synimit të të gjitha vendeve të Ballkanit. Në emër të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, iu garantojmë gatishmërinë tonë për të intensifikuar bashkëpunimin mes dy vendeve e mbi të gjitha për të ndarë me Ministrinë e Mbrojtjes, eksperiencën tonë lidhur me anëtarësimin në NATO”, tha ministrja Xhaçka gjatë takimit mes dy delegacioneve.
Ministri Quni nënvizoi se për Kosovën, krahas partneritetit me miqtë tanë të përhershëm si SHBA, pastaj Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Turqinë etj, Shqipëria është aleati i natyrshëm në rrugëtimin drejt anëtarësimit në organizatat rajonale të sigurisë, programin për partneritetin për paqe dhe për t’u finalizuar me integrimin në NATO.
“Objektivi kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes, pas kalimit në misionin e ri të FSK-së është përmbushja e detyrave të përcaktuara në Planin e Tranzicionit të FSK-së në forcë ushtarake, e cila do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj pa dallime etnike, kulturore, religjioni etj. Mbështetja vëllazërore e deritashme dhe në të ardhmen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si në rrafshin politik por dhe atë ushtarak është shumë e rëndësishme për operacionalitetin e FSK-së në përmbushjen e misionit dhe detyrave kushtetuese dhe ligjore me theks në ofrimin e kontributit në operacione shumëkombëshe në ruajtje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë” tha, në mes tjerash, Ministri Quni.
Në vazhdën e diskutimeve me interes për të dy ministrat, ishte vlerësimi i krizës së pandemisë COVID-19, si sfidë të menaxhuar me sukses nga ana e dy ministrive dhe forcave në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe duke vlerësuar si shumë të rëndësishëm bashkërendimin e aktiviteteve si dhe zbatimin e mësimeve të nxjerra në menaxhimit e krizës përkatëse në vijim.
Pas takimit mes dy delegacioneve, ministrat Quni dhe Xhaçka dolën në një deklaratë për shtyp ku theksi kryesor ishte thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit bilateral dhe rritja e mbështetjes në të gjitha fushat, respektivisht realizimit të Planit të Bashkëpunimit Bilateral në mes dy ministrive.
Gjithashtu, Ministri Quni theksoi se duke ditur faktin se trajtimi i temave me interes të përbashkët nga fusha e sigurisë dhe mbrojtjes është shumë e gjerë ftoi ministren Xhaçka për vizitë të ndërsjellë në Kosovë.
Pas takimit në Ministrinë e Mbrojtjes, delegacioni, i shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi vizituan Muzeun Historik të Forcave të Armatosura.
Gjatë vizitës, delegacioni i Ministrit Quni përbëhej nga Komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Irfete Spahiu, ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë Nait Hasani, atasheu ushtarak, kolonel Bashkim Shillova, Drejtori i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Integrime Euroatlantike, kolonel Hasan Hoxha, zyrtarja e lartë, Martina Dedaj Kçira si dhe këshilltarët, Feriz Trezhnjeva e kolonel Hamdi Pollomi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj