Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi priti në takim ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosin, bashkë me ambasadorin e këtij shteti në Prishtinë, Qemal Minxhozi dhe kryetarët e komunave të Vlorës, Dritan Leli dhe atë të Lezhës Pjerin Ndreu.
Krasniqi tha se diskutuan për një paket të përbashkët turistike në mes Kosovës dhe Shqipërisë, që vera të kalohet në Shqipëri dhe dimri në Kosovë.
Ministri tha se të dyja palët u pajtuan që të kemi një bashkëpunim në fushën e turizmit dhe t’i shfrytëzojmë bukurit e Kosovës dhe Shqipërisë.
“Ndihem shumë i nderuar për vizitën që më është bërë për herë të parë nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi, ambasadori Minxhozi dhe kryetarët e bashkive Leli dhe Ndreu. Sot në takimin e përbashkët diskutuam lidhur me turizmin dhe mundësit e një bashkëpunimi në ta ardhmen. U dakorduam në një të ardhme të afërt të bëjmë hapjen sezonale të verës në Shqipëri dhe diku kah fundi i tetorit apo fillim të nëntorit të bëjmë hapjen e sezonës së turizmit dimëror në Kosovë. Të dyja palët u dakorduam që ta krijojmë një platformë të përbashkët të pikave turistike të të dyja vendeve. I jemi shumë mirënjohës shtetit shqiptar që na ka mirëpritur çdo herë dhe jemi shërbyer gjithmonë në mënyrë korrekte në bregdetin shqiptar. Ne jemi një komb dhe kemi shumë të përbashkëta dhe të gjitha pikat turistike do të t’i kemi të përbashkëta”, tha ministri Krasniqi, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa ministri Klosi tha se deti shqiptar është i gjithë shqiptarisë dhe bukuritë natyrore e trashëgimia kulturore e Kosovës dhe Shqipërisë do të jenë në një pako të përbashkët.
“Jam shumë i nderuar sot që isha në vizitë zyrtare në Kosovë për të diskutuar me ministrin Krasniqi për turizmin. Si një degë e re e ekonomisë dhe një promotor i jashtëzakonshëm, deti shqiptar është i gjithë shqiptarisë. Alpet i kemi të përbashkëta, bukuritë natyrore dhe trashëgimit kulturore i kemi të përbashkëta dhe si e tillë do të jetë një ofertë e përbashkët turistike edhe në kohën problematike të pandemisë. Me kolegun Krasniqi diskutuam për të pasur një ofertë të përbashkët turistike, e cila i ofrohet jo vetëm të ashtuquajtur patriotik, një turizëm i cili nuk ka nevojë të promovohet, por ka nevojë vetëm të ofrohet”, tha ministri Klosi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City