Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
Këto deklarata vijnë pas përfundimit të vizitës së emisarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.
Lajçak gjatë vizitës në Kosovë ka thënë se mandati i tij nuk është që të sjell njohje mes dy vendeve por normalizimi i marrëdhënieve.
Sipas njohësve të çështjeve politike, me këto deklarata të Lajçakut vërehet se në mes shteteve të BE-së nuk ka unitet për Kosovën.
Prandaj sipas tyre roli i SHBA-së është vendimtarë për t’i dhënë fund procesit.
“Kosova ën mënyrë shumë diplomatike duhet t’i çastet raporteve me shtete e Bashkimit Evropian por edhe me SHBA-të. Procesi i definimit politikë të raporteve Kosovë-Serbi pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës është definitivisht i pamundur. BE-ja mund të ndërmjetësojë e mund të jetë një faktorë shumë i rëndësishëm në proces, por më të rëndësishëm se SHBA-të nuk mund të ketë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Emrush Ujkani.
Analistët thonë se do të ishte shumë pozitive që BE-ja t’i bashkohej procesit të drejtuar nga SHBA në mënyrë që marrëveshje eventuale të ketë mbështetje sa më të gjerë.
“Konsideroj se do të ishte shumë më e drejtë nga ana e Bashkimit Evropian që t’i bashkëngjitet agjendës së Uashingtonit zyrtarë. Nëse Bashkimi Evropian e ka seriozisht që në këto hapësira ku jetojnë shqiptarët dhe serbët të sillet paqja, siguria dhe të forcohet bashkëpunimi është mirë që të bëhen pjesë e gjeopolitikës euro-atlantike”, deklaroi analisti Faton Abdullahu.
Pas një pauze të gjatë, përfaqësuesit nga Kosova dhe Serbia janë ftuar në Uashington për një takim me 27 qershor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe