LAJMI I FUNDIT:

Miliona bletë vdesin në Kroaci – shkaku i katastrofës natyrore ende mbetet mister

Miliona bletë vdesin në Kroaci – shkaku i katastrofës natyrore ende mbetet mister

Autoritetet kroate shpallën një fatkeqësi natyrore në provincën më veriore të vendit pasi dhjetëra miliona bletë vdiqën nga një rast i dyshuar për helmim me pesticide.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bletarët zbuluan një numër të madh të tyre të vdekura javën e kaluar në rajonin e Medzimurje, afër kufirit me Hungarinë.

Rreth 1,150 koshere u zhdukën, me rreth një e treta e bletarëve të zonës që u janë shkaktuar edhe humbje, tha Shoqata Kroate e Bletarisë.

“Ne dyshojmë se pesticidi është shkaku. Por hetimi është ende në vazhdim e sipër, kështu që asgjë nuk mund të thuhet me siguri”.

Ministrja e bujqësisë Marija Vuckovic i tha transmetuesit RTL se një analizë kishte treguar që insektet nuk vdesin nga sëmundja, por ajo nuk pranoi të deklarojë një shkak derisa autoritetet të përfundojnë hetimin e tyre.

Deklarata e katastrofës natyrore i lejon shtetit të paguajë kompensimin për humbjet bujqësore.

Kombi i Adriatikut është shtëpia e rreth 10,000 bletarëve, 500,000 koshere të të cilave prodhojnë rreth 8,000 ton mjaltë në vit.

Megjithëse madhësia e humbjeve në Kroaci është e madhe, është bërë e ditur se ajo mbeti një ngjarje e lokalizuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga

Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga "përmbytjet e shekullit"

Evropa
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Botë
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Gruaja nga Çikago bleu një shtëpi për 1 euro në Itali - tregon se si e transformoi atë

Gruaja nga Çikago bleu një shtëpi për 1 euro në Itali - tregon se si e transformoi atë

Botë
Kalo në kategori