LAJMI I FUNDIT:

​Selimi thotë se Vetëvendosje nuk do t’i shkojë në zyrë Avdullah Hotit

​Selimi thotë se Vetëvendosje nuk do t’i shkojë në zyrë Avdullah Hotit

Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka folur lidhur me vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, por edhe për takimin me Xhavit Halitin në Durrës.

Ai me këtë rast ka bërë të ditur se kanë ngritur si çështje që kryeministri Avdullah Hoti të raportojë në Kuvend për qëndrimet e tij para shkuarjes në Uashington, ku më 27 qershor do të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e palës amerikane.

“Deri në momentin kur po flasim Avdullah Hoti nuk e ka shprehur gatishmërinë për të raportuar në Kuvend, andaj sot në emër të grupit e ngritëm si çështje se ai duhet të vijë për atë çka po proklamon për datën 27. Ai ndoshta nuk e ndien veten borxhli, ndoshta e ndjen vetëm ndaj LDK-së, presidentit, Listës Serbe. Ai edhe një herë po e shpërfaq veten. Nëse në këtë vazhdë nuk përgjigjet, do t’i marrim nënshkrimet për ta sjellë në Kuvend”, është shprehur Rexhepi.


Lidhur me ftesën e kryeministrit Avdullah Hoti për t’u takuar me liderët politikë, Rexhepi tha se Lëvizja Vetëvendosje do ta thërrasë Hotin dhe jo anasjelltas.

“LVV e thërret atë, jo ai të na thërrasë neve. Nuk kemi pse i shkojmë në zyrë. Para se ai të na presë në zyrën e tij, e presim në Kuvend”, tha ai.

Sa i përket një takimit që ka pasur me Xhavit Halitin, ai tha se ka qenë një takim spontan në Durrës.

“Ai takim do të ndodhë prapë, se unë nuk jam armik as me Nait Hasanin as me Xhavit Halitin. Kafet i kanë paguar ata”, tha Rexhepi.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori