Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka vlerësuar se opozita në Kosovë, në të gjitha rrethanat dhe me kapacitet të plotë duhet të bëhet pjesë e Ekipit negociator për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
KMDLNJ përmes një komunikate për media, ka thënë se refuzimi eventual nuk e liron opozitën nga përgjegjësia në rast të një marrëveshjeje jo të mirë për Kosovën.
Sipas njoftimi, KMDLNJ ia përkujton opozitës se çdo qeveri e zgjedhur me 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës është legjitime, prandaj edhe qeveria Hoti është plotësisht legjitime.
Lexoni reagimin e plotë të KMDLNj- së:
Me formimin e qeverisë së re në me krye Avdullah Hotin , kryeministër, u shtuan edhe kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për vazhdim të bisedimeve me Serbinë e që ishin ndërprerë para 3 viteve. Kryeministri Hoti po bënë përpjekje që edhe opozitën ta bëjë pjesë të Ekipit Negociues e që LVV-ja, e ka refuzuar sikur që as PDK nuk ka qëndrim të qartë për këtë. Përpjekjet ndërkombëtare janë bigëzuar; BE e ka angazhuar emisarin Lajçak i cili ka filluar bisedimet me autoritetet kosovare, të opozitës dhe të pozitës në ndërkohë që emisari i presidentit Trump, Riçard Grenell i ka ftuar palët negociuese në Washington më 27 qershor 2020.
KMDLNj vlerëson se opozita në Kosovë , në të gjitha rrethanat dhe me kapacitet të plotë duhet të bëhet pjesë e Ekipit Negociator dhe se refuzimi eventual nuk e liron opozitën nga përgjegjësia në rast të një marrëveshjeje jo të mirë për Kosovën.
KMDLNj ia përkujton opozitës se çdo qeveri e zgjedhur me 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës është legjitime prandaj edhe qeveria Hoti është plotësisht legjitime. Pjesëmarrja e opozitës në procesin negociator, në mos asgjë tjetër e siguron transparencën e që deri më tani ka munguar duke krijuar paqartësi dhe dyshime në këtë proces shumë të rëndësishëm për Kosovën dhe qytetarët e saj.
KMDLNj gjithashtu konsideron se opozita mund të luaj rol të madh për faktin se afërsisht 60 deputetë shqiptarë janë në opozitë dhe ky fakt vetëm sa e shton përgjegjësinë e opozitës para votuesve dhe qytetarëve të Kosovës . Pozita ka përgjegjësi kushtetuese të udhëheq dialogun me Serbinë por se nuk mund ta marrë asnjë vendim të rëndësishëm për Kosovën pa pajtimin dhe pjesëmarrjen e opozitës. Mbrojtja e integritetit territorial të Kosovës dhe shtrirja e sovranitetit të plotë brenda këtij integriteti territorial nuk duhet të diskutohet as edhe si propozim dhe pikërisht roli i opozitës, si pjesë e Ekipit Negociator është të mos lejojë asnjë mundësi apo hapësirë për këtë.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti , para se të shkojë në Uashington duhet t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe t’i informojë ata për parimet dhe pikat që do të jenë të panegociueshme. Opozita duhet të ofrojë një çështje konstruktive , të respektojë institucionet duke pasur parasysh se negociatat me Serbinë nuk janë çështje personale , politike, partiake apo ideologjike por çështje që do e përcaktojnë të ardhmen e Kosovës dhe qytetarëve të saj prandaj edhe duhet të sillen në përputhje me këto përgjegjësi.
Opozita ka mundësi dhe detyrim që në çastin kur konstaton se ka devijim nga interesi kombëtar dhe shtetëror, të dal nga Ekipi Negociator dhe të vërehet në organizim dhe në ballë të qytetarëve për ta kundërshtuar këtë. Nuk është koha as e karshillëkut apo protagonizmit politik por është koha e marrjes së përgjegjësive në këtë periudhë shumë të ndjeshme për Kosovën.
Pa opozitën nuk mund të merret asnjë vendim, me një opozitë konstruktive , si pjesë e Ekipit Negociator do të bëhet e pamundur marrja e çfarëdo vendimi të dëmshëm për Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze