LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Kalimet kufitare hapen prej sot, nga e hëna edhe hotelet

Maqedoni: Kalimet kufitare hapen prej sot, nga e hëna edhe hotelet

Prej sot, sipas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, hapen të gjitha vendkalimet kufitare, përveç aeroporteve, por në fuqi edhe më tutje mbesin masat për të treguar test PCR valid negativ gjatë hyrjes në vend dhe vetizolim i obligueshëm prej 14 ditëve.

Risi është që të huajt, në vend se sikur deri tani të mund të transitojnë në vend vetëm përmes vendkalimeve kufitare Tabanocë dhe Bogorodicë, dhe atë në afat prej pesë orëve të mund ta bëjnë dhe përmes vendkalimeve tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbetet në fuqi edhe masa për karantinë shtetërore në kohëzgjatje prej 14 ditësh, për të gjithë qytetarët ose të huajt me qëndrim të rregullt në vend, të cilët gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk do të bëjnë test valid PRC ose do të dorëzojnë test jovalid PCR.


Mbetet edhe mundësia për qytetarët të cilët janë në karantinë shtetërore dhe që duan t’u bëhet test PCR në kërkesë të tyre, ajo t’u mundësohet nga ana e institucionit të autorizuar në afatin më të shkurtër. Ato qytetarë të cilët testin PCR e kanë negativ, nënshkruajnë “Deklaratë për vetizolim të obligueshëm në kohëzgjatje prej 14 ditëve”, ku llogariten edhe ditët e kaluara në karantinë shtetërore dhe shkojnë në vetizolim të obligueshëm në adresën e përcaktuar në deklaratën e dhënë.

Nëse qytetarët nuk duan të bëjnë test me PCR, mbesin në karantinë 14 ditë, ndërsa pas atij afati nga ana e përfaqësuesve të autorizuar të ISHSSH u përgatitet vendim për kontroll shëndetësor dhe vetizolim shtëpiak.

Qeveria e ka plotësuar Protokollin për transit të pandërprerë të shtetasve të huaj nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prej sot protokolli mundëson hyrje në të gjitha vendkalimet kufitare të shtetasve të shteteve tjera për transitim nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mbetet dispozita në protokollin i cili përshkruan se transiti i këtyre personave nënkupton hyrje në njërin vendkalim kufitar dhe dalje në tjetrin me obligim që gjatë transitit të mos dilet nga autostrada përkatëse ose rruga lokale dhe ai të realizohet në kornizat e më së shumti pesë orëve që konfirmohet me deklaratë të cilën shtetasit e huaj duhet ta plotësojnë në hyrje, ndërsa në dalje shfrytëzuesi duhet ta dorëzojë te policia kufitare me qëllim që të kontrollohet kohëzgjatja e kalimit.

Qeveria solli edhe protokolle për funksionimin e objekteve hotelierike (për fjetje dhe objekte të tjera hotelierike për fjetje), që fillon të zbatohet prej të hënës 22 qershor.

Ndërsa protokolli i rregullon procedurat për objektet hotelerike, pastaj rekomandimet dhe masat për pranim të mysafirëve, procedurat e restoranteve, përdorimin e toaletëve, si dhe rekomandimet për mysafirët dhe për veprim gjatë paraqitjes së ndonjë rasti me simptoma të COVID-19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori