Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, mjeku Ilir Kurtishi ka thënë se qeveria aktuale e kryeministrit Avdullah Hoti është duke vazhduar gabimet e ish-qeverisë së Albin Kurtit në menaxhimin e keq të pandemisë COVID-19.
Kurtishi tha se që nga fillimi i pandemisë, PDK ka dalë me rekomandime konkrete se si të bëhet menaxhimi i saj.
“Kulmi i papërgjegjësisë përballë pandemisë u demonstrua me organizimin e një tubimi e koncerti nga Vetëvendosje, në sheshin e Prishtinës, ku u përfshinë edhe ish krerët dhe zyrtarët e lartë të qeverisë, dhjetë ditë pasi u larguan nga pushteti. Sa ishin vetë në Qeveri, ftonin për kujdes dhe distancë sociale. Kur dolën prej saj, nuk u mërzitën për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Me keqardhje po vëmë re se edhe Qeveria aktuale po përdor të njëjtën qasje që kemi dëgjuar para tre muajve, e që në realitet maskon paaftësinë në luftën kundër Covid-19″, tha Kurtishi para mediave.
Kurtishi pohoi se sipas të dhënave zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, sot kemi 652 të infektuar aktivë, prej të cilëve 52 janë të shtrirë në spital dhe 20 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.
“Që në fillim të pandemisë në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës ka dhënë ide dhe ka propozuar masa për përballimin e kësaj sfide të madhe nacionale të shëndetit publik. Kemi tërhequr vërejtjen në vazhdimësi për vonesat dhe gabimet e bëra nga Qeveria e kaluar Kurti lidhur me testimet dhe masat e domosdoshme që duhej ndërmarrë. Po ashtu, është brengosëse mungesa e fokusit që Qeveria Hoti ka ndaj pandemisë, në aspektin shëndetësor dhe ekonomik. Rekomandimet tona për rritjen e testimeve u injoruan. Sa ishin vetë në Qeveri, ftonin për kujdes dhe distancë sociale. Kur dolën prej saj, nuk u mërzitën për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Me keqardhje po vëmë re se edhe Qeveria aktuale po përdor të njëjtën qasje që kemi dëgjuar para tre muajve, e që në realitet maskon paaftësinë në luftën kundër COVID-19. Është e pajustifikueshme dhe e pandershme që të vazhdohet të thuhet se nuk ka burime njerëzore të mjaftueshme, ose laboratorë, për të bërë testime”, deklaroi ai.
Kurtishi i bëri thirrje Qeverisë Hoti, që të mos i përsëris gabimet e Qeverisë Kurti.
“Prandaj, i bëjmë thirrje Qeverisë aktuale që të mos i përsërisë gabimet e Qeverisë së kaluar, por të angazhohet sa më shpejt dhe me seriozitetin maksimal për ta ndalur përhapjen e rritjes rapide të Coronavirusit”, pohoi ai para mediave.
Në fund të konferencës, Kurtishi u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, që ta ruajnë distancën sociale dhe të kujdesen për njëri-tjetrin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar