LAJMI I FUNDIT:

Si të bartni mini-fustanin në moshën madhore, por të mos dukeni keq!

Si të bartni mini-fustanin në moshën madhore, por të mos dukeni keq!

Rregulla në modë më nuk ekzistojnë, kufizimet kaherë janë rrëzuar, mirëpo një numër i vogël femrash në moshë madhore kanë marrë guximin të veshin një rrobë siç është mini-fustani

Me disa këshilla të ekspertëve të modës në mini-fustan do të dukeni shkëlqyeshëm pa marrë parasysh sa qirinj keni fikur në tortën tuaj të ditëlindjes.

Stilistët pajtohen në një gjë, asnjë femër nuk bën t’i lejojë vetes të duket vulgare, mirëpo me kombinim të drejtë çdo rrobë është e pranueshme.


Kur është fjala për mini-fustanet, ato tashmë me decenie janë aktuale dhe siç duket do të jenë në trend edhe një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Qe se si do t’i kombinoni, por që me atë rast të dukeni elegante dhe si zonjë:

1. Nëse vendosni të vishni fustan të gjatësisë deri mbi gjunjë, kushtoni kujdes që të mos jetë shumë i hapur në pjesën e sipërme. Pra, dekolteja e thellë nuk merret parasysh.

View this post on Instagram

A post shared by Inspi by loan (@inspi.by.loan) on May 1, 2020 at 11:02am PDT

2. Zgjidhni modele valëvitëse në vend të modeleve të ngushta.

3. Gjithmonë bartni xhaketë apo triko sipër, në mënyrë që e gjithë veshja të dukej e balancuar dhe e sofistikuar.

View this post on Instagram

A post shared by Персональный Стилист (@katya_stric_style) on Aug 14, 2019 at 12:09am PDT

4. Në vend të takave të larta zgjidhni atlete të cilat do të sjellin notë shkujdesje për gjithë veshjen. Në kombinim me rrobat sportive dhe të rehatshme, mini-fustani do të duket shkëlqyeshëm.

View this post on Instagram

A post shared by Inspi by loan (@inspi.by.loan) on Sep 26, 2019 at 11:01am PDT

/Telegrafi/