Qeveria e re duhet ta formojë sa më parë Gjykatën Komerciale për të pasur siguri juridike, pasi që mungesa e sundimit të ligjit mbetet një ndër arsyet kryesore pse s’ka investime në Kosovë.
Kështu ka kërkuar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili ka mirëpritur planin e kësaj qeverie për trajtimin e ndërmarrjeve publike, veçanërisht për privatizimin e Telekomit.
Kryetari Rukiqi në një intervistë për KosovaPress, ka thënë po ashtu se për të mos pasur pakënaqësi sociale te qytetarët e vendit, qeveria duhet sa më parë ose deri në fund të këtij muaj t’i zbatojnë tërësisht masat e Pakos Emergjente Fiskale, për të filluar me rimëkëmbjen ekonomike nga korriku.
Sipas tij, Kosova është një ndër vendet që ka pësuar më së shumti nga pandemia COVID-19 dhe pritjet e sektorit privat nga qeveria e re, ndërlidhen me veprimet e rimëkëmbjes ekonomike.
“Në bazë të raporteve ndërkombëtare dhe analizave tona aq sa kemi pa në sektorin privat, Kosova do të jetë një ndër vendet më të prekur në aspektin ekonomik sa i përket ndikimeve ekonomike apo ndikimeve të pandemisë në ekonominë e vendit. Ai 5 për qind që parashihet të jetë tkurrje ekonomike sigurisht se duhet të rikuperohet, por nuk mund të rikuperohet pa veprime konkrete e efikase të qeverisë së vendit për mes një pako për rimëkëmbje ekonomike. Prandaj, pritjet e sektorit privat në raport me këtë qeveri që është zgjedhur javën e kaluar lidhet drejtpërdrejt me veprimet që do t’i ndërmerr për rimëkëmbjen ekonomike”, thekson Rukiqi.
Lidhur me vonesat e zbatimit të Pakos Emergjente veçanërisht për punëtorët dhe bizneset, kreu i OEK-ut thotë se edhe pse ka humbur kuptimin pakoja “e famshme” emergjente, deri në fund të këtij muaj duhet zbatohet e tëra, për të filluar nga korriku me masat e rimëkëmbjes.
“Si do që të jetë e ka humbur kuptimin e pjesës emergjente, mirëpo në çdo moment iu duhen ato mjete. Një euro që pritet të merret sot ka shumë më shumë vlerë se një euro që pritet të merret nesër. Prandaj, është edhe çështja e vlerës së parasë në kohë dhe në kohën e duhur. Ne presim veprimet e parlamentit dhe qeverisë, ana pozitive tash kur po flasim është se ka një komunikim… Mendoj që edhe deputetët që kanë pushuar gjatë, edhe qeveria e re duhet me u mobilizuar për me pasur një dinamikë të shtuar, ndoshta edhe çdo ditë nëse ka nevojë të ketë seancë plenare dhe t’i dalin ballë sfidave që lidhen me ekonominë e vendit. Sepse, pastaj si qeveria dhe parlamenti të gjithë do kenë problem nëse rriten pakënaqësisë sociale, në të njëjtën kohë dëmtohet mirëqena e qytetarëve të vendit si pasojë e vonesave”, deklaron ai.
Kryetari i OEK-ut ka vlerësuar programin e qeverisë për trajtimin e ndërmarrjeve publike, sidomos privatizimin e Telekomit dhe për sundim të ligjit që lidhen me gjykatën komerciale e cila ka ngecë në vazhdimësi.
“E vlerësoj programin në pikën që do të trajtojë edhe pjesën e ndërmarrjeve publike sidomos privatizimin e Telekomit, diçka që ka ngecë dhe që është koha e fundit që ndoshta të mendohet të shpëtohet kjo kompani përmes një ristrukturimi fillimisht apo për mundësitë e futjes së kapitalit privat. Po ashtu e vlerësoj fokusin pastaj te pjesa e sundimit të ligjit që lidhen me gjykatën komerciale dhe me disa veprime që duhet me u ndërmarrë për shkak se siguria juridike mbetet një ndër arsyet kryesore pse s’ka investime në vend. Megjithatë, mund të ketë ngecje në zbatim. Ajo që Kosovës i duhet dhe që i ka munguar që pesë vjet një dinamikë e shtuar, është ajo e miratimit të ligjeve dhe reformave të duhura që munden me ndihmua sektorin privat”, thotë Rukiqi.
Ai në fund ka thënë se nëse bëhen veprimet e duhura të kësaj qeverie, në verën e vitit të ardhshëm mund të priten trendët pozitive në ekonomi pas pandemisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje