Çfarë duhet dhe nuk duhet t’u bësh flokëve para se të shkosh në plazh
Stina e verës është një periudhë pushimesh dhe relaksi për trupin, por edhe për mendje. Por flokët vuajnë më shumë gjatë kësaj periudhë sepse janë në shumë orë të ditës të ekspozuar në diell dhe dëmtimi është gati i pashmangshëm
Uji i kripur i detit, rrezet e diellit, por edhe uji me klor i pishinave bëhet rrezik gjithmonë e më i madh për flokët gjatë sezonit të nxehtë.
Po si duhet t’i bësh gati flokët për plazh? Mëso disa truke.
1. Për të evituar prerjen e gjatësisë së madhe në fund të sezonit, para se të nisësh plazhin, këshillohet që flokët t’i presësh pak (majat) në mënyrë që të ulësh dëmtimin dhe djegien e mëtejshme gjatë ekspozimit në diell.
2. Një pikë tjetër e rëndësishme është lyerja e flokëve. Këshilla që jepet nga specialistët është gjithmonë e njëjtë: mos i lyej flokët para se të shkosh në plazh. Të harxhosh aq shumë orë në sallonet e bukurisë dhe menjëherë më pas të nisesh për pushime është me të vërtetë humbje kohe e panevojshme. Rrezet UV do ta ndryshojnë menjëherë ngjyrën e flokëve. Nëse gjatë ditëve të plazhit ke ndonjë mbrëmje të veçantë, floktarët këshillojnë të mbash me vete një spërkatës flokësh për t’ua ndryshuar atyre ngjyrën për një mbrëmje.
3. Kujdesu që të kesh gjithmonë me vete shampon për flokët e thatë. Sido që t’i kesh flokët, rrezet e diellit i thajnë dhe i dëmtojnë shumë, kështu që me vete një shampon për flokët e thatë do të të vijë gjithmonë në ndihmë për t’i zbutur dhe për t’i pasur më të shëndetshëm.
4. Mbaj gjithmonë me vete spërkatës zbutës. Mund të jetë me keratinë ose edhe të tjera për t’u dhënë flokëve shkëlqim, por edhe për t’i zbutur gjatë kohës që je në plazh. Mos e harro asnjëherë ta kesh me vete në çantën e plazhit.
5. Shall, shami ose kapele me vete. Mbaj gjithmonë një shall ose një shami për flokët në mënyrë që dëmi të mos jetë i madh. Shalli ose kapela parandalojnë rrezet e diellit të depërtojnë në flokë dhe të heqin ngjyrën.
Por mos harro, gjatë plazhit:
1. Laji flokët vetëm në darkë. Nëse nuk do që ngjyra e flokëve të zhduket në një kohë shumë të shpejtë nën efektin e rrezeve të diellit, atëherë laji flokët vetëm në darkë. Errësira të ndihmon që ngjyra e flokëve të ruhet, por në të njëjtën kohë, edhe kur i përdor në darkë detergjentet, veprimi i tyre në flokë, natën është më funksional.
2. Laji me ujë të ftohtë. Këshilla më e mirë e specialistëve për flokët gjatë sezonit të plazhit është larja me ujë të ftohtë. Për të bërë stabilizimin natyral të lëkurës së kokës mund t’i shpëlash me ujë të ftohtë dhe uthull molle. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Sharon Stone shfaqet pa grim me fustanin e saj të bardhë dimëror dhe duket mahnitëse
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje