LAJMI I FUNDIT:

Rastet e reja të coronavirusit në Turqi arrijnë në nivelin më të lartë në gati një muaj

Rastet e reja të coronavirusit në Turqi arrijnë në nivelin më të lartë në gati një muaj

Lehtësimi i masave të bllokimit në Turqi vazhdoi të rrisë përhapjen e coronavirusit, pasi numri i infeksioneve të reja u rrit për të katërtën ditë radhazi të shtunën.

Sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, qeveria raportoi 1.459 raste të përditshme, më së shumti që nga 16 maj.

Siç bëhet e ditur më tej, katërmbëdhjetë vetë vdiqën, duke sjellë numrin e vdekjeve në 4.792.


Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca theksoi rreziqet në një postim në Twitter, duke thënë se rritja e rasteve ditore është “një paralajmërim për ata që nuk i respektojnë masat”.

Siç vlerëson Bloomberg, rritja e infeksioneve pason një lehtësim gradual të kufizimeve që filloi në fund të majit. Është hequr një “shtetrrethim” për njerëzit më të vjetër se 65 vjeç dhe më të ri se 18 vjeç, së bashku me kufizimet e udhëtimit ndër-qytet kur filloi sezoni i turizmit.

Përveç këtyre, teatrot u lejuan të rihapeshin ndërsa fluturimet e brendshme gjithashtu u rifilluan.

Turqia shpalli “mision të kryer” luftën e saj kundër shpërthimit të COVID-19 më 20 maj, kur raste të reja ranë nën 1.000 për herë të parë që nga ditët e para të shpërthimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Amerika
Dy eurodeputete zbarkojnë në Izrael, iu ndalohet hyrja nga autoritetet e atjeshme

Dy eurodeputete zbarkojnë në Izrael, iu ndalohet hyrja nga autoritetet e atjeshme

Azia
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori