Motra e liderit suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka kërcënuar sot me veprim ushtarak kundër Koresë së Jugut teksa kritikonte Seulin për përkeqësimin e marrëdhënieve bilaterale dhe paaftësinë për të ndaluar aktivistët që shfaqin parulla kundër Penianit në kufirin mes vendeve.
Duke e përshkruar Korenë e Jugut si “armik”, Kim Yo-Jong përsëriti kërcënimet e mëhershme duke thënë se Seuli së shpejti do të dëshmojë shembjen e zyrës “së padobishme” të marrëdhënieve ndër-Koreane në qytetin kufitar Kaesong.
Zonja Kim, e cila mban postin e zv. drejtores së parë të komitetit qendror të Partisë Komuniste, tha se hapin e ardhshëm të kundërpërgjigjes ndaj Seulit do t’ia linte në dorë krerëve ushtarakë.
“Duke ushtruar pushtetin tim të autorizuar nga lideri suprem, kam instruktuar departamentin e çështjeve me armikun të bëjë me vendosmëri hapin e ardhshëm. Nëse duhet të jap një ide për planin tonë siç kërkohet nga autoritetet e Koresë së Jugut, veprimi i ardhshëm në lidhje me çështjet e armikut do i lihet në dorë gjeneralit të ushtrisë sonë”, shtoi ajo.
“Po, ushtria jonë do të përcaktojë diçka për të bërë, për të qetësuar zemërimin e popullit tonë”.
Retorika e ashpër e zonjës Kim tregon për statusin e saj të ngritur në udhëheqjen e Veriut.
Ajo shihet tashmë si gruaja më e fuqishme në vend dhe konsulentja më e afërt e vëllait të saj.
Mediat shtetërore thonë se ajo ka marrë përsipër së fundmi sektorin e marrëdhënieve me Korenë e Jugut.
Zyra e ndërlidhjes në Kaesong, e cila është mbyllur prej janarit nga shqetësimet e coronavirusit, ishte krijuar si pjesë e marrëveshjes së arritur mes Kim Jong-un dhe presidentit koreano-jugor Moon Jae-in në vitin 2018. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Kryeministri i Grenlandës, Edege: Jam i gatshëm të flas me Trumpin
Trump reagon pas vendimit të gjykatës rreth rastit me Daniels
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025