LAJMI I FUNDIT:

Hoti shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Llukman Halili

Hoti  shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Llukman Halili
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Llukman Halilit.

Hoti tha se lajmi për vdekjen e tij të hershme e ka trishtuar atë dhe gjithë gazetarinë shqiptare, njofton Klan Kosova.


“Jam i tronditur nga shkuarja e hershme në amshim e gazetarit Llukman Halili. Ky është një lajm i trishtueshëm për mbarë gazetarinë shqipe. Në emrin e Qeverisë së Kosovës dhe në emrin tim personal u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të tij. Zoti e bekoftë Llukman Halilin! Zoti e bekoftë familjen e tij!”, ka shkruar Hoti.

Halili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm duke lënë pas një karrierë të pasur në gazetarinë shqiptare. Ai me prejardhje ishte nga Tërnoci i Bujanocit dhe mbante titullin Doktor i Shkencave Humane. /Telegrafi/