Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e mirëpret rifillimin e dialogut me Serbinë, por thotë se duhet t’iu bëhet e qartë të gjithëve se Kosova nuk guxon të merr pjesë në një tavolinë ku diskutohet për kufijtë dhe ndryshimin e territoreve.
Ish-kryeministri duke mos dashur të komentojë se kujt i takon t’i prijë negociatave me shtetin fqinjë, thotë për KosovaPress se Kushtetuta i përcakton qartë kompetencat e shefit të ekzekutivit dhe të parit të shtetit.
“Kosova nuk guxon me shkua në tavolinë pa e shpjeguar qartë se nuk merr pjesë në një tavolinë ku bisedohet territori, kufijtë ose rendi kushtetues i yni… Mos të shkojmë të hapur që të diskutohet çdo temë, Kosova nuk e ka atë luks me diskutuar çdo temë”, thotë ai.
Lideri i AAK-së thotë se në dialogun me Serbinë është e rëndësishme të shkohet me parime, e jo i gjithë diskutimi të jetë në atë se kush e udhëheq këtë proces.
“Kushtetuta i ka paraparë përgjegjësitë e të gjitha institucioneve. Ato të presidentit, kryeministrit të të gjithëve. Nga ana e ime si Aleancë dëshirojmë me përkrahë Kosovën që sa më fuqishëm përballë Serbisë me prezantuar me argumentet e duhura. Në mënyrë që të arrihet një marrëveshje në kufijtë ekzistues. Secili i ka të shkruara kompetencat e veta. Më me rëndësi për neve është të mendohet në aspekte tjera në parime e dialogut”, thotë Haradinaj.
I pyetur se a është për një rifillim të dialogut të shpejtë që deri në muajin shtator të arrihet marrëveshja, Haradinaj thotë se vendi nuk ka kohë për të humbur.
“Është në interes të Kosovës arritja e marrëveshjes për njohje reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë, është interes i yni. Kanë kaluar 20 vite, s’kemi kohë me humb. Por kuptohet Kosova kërkon njohje reciproke në kufijtë ekzistues në respektim të shtetësisë tërësisë territoriale, rendit kushtetues. Ne jemi të gëzuar që administrata e presidentit Trump ka interesim këtë çështje me shty përpara… Kurdo që ndodhë, e mirëpresim rifillimin e dialogut, por e thash edhe një herë duhet të sqarohet se Kosova kërkon të arrihet marrëveshja për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, u shpreh ai.
Me largimin e masave të reciprocitetit pritet të rifillojë pas dy viteve dialogu Kosovë-Serbi. Pikërisht për këtë, javën e ardhshme pritet të vizitojë Kosovën emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m’vra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/viber_image_2025-02-06_10-52-23-540-640x480-1-380x233.jpg)
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m’vra
![Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Kur-pritet-pasardhesi-i-Lajcakut-te-nise-punen-per-dialogun-Kosove-Serbi-Insajderi.org_-380x233.jpg)
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi
![Dita e tretë në arrati, askush nuk ka rënë në gjurmët e Daut Lazes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/daut-laze-380x233.jpg)
Dita e tretë në arrati, askush nuk ka rënë në gjurmët e Daut Lazes
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjermnai-780x439.jpg)
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
![Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Lukas-Mand-780x439.jpg)
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë
![Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/viber_image_2025-02-06_10-52-23-540-640x480-1-780x439.jpg)
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra
![Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-06-191656-1-600x360-1-780x439.png)
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë
![Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/6.2.2025-e1738872637510-780x439.jpg)
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër