LAJMI I FUNDIT:

QKUK merr donacion 20 ventilatorë mobil, edhe 20 tjerë i merr deri në fund të qershorit

QKUK merr donacion 20 ventilatorë mobil, edhe 20 tjerë i merr deri në fund të qershorit

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dorëzoi sot 20 ventilatorët e parë mobil Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të blera me fonde të qeverive të Norvegjisë, Zvicrës dhe Luksemburgut.

Këta ventilatorë do të ngrisin kapacitetin e kujdesit intensiv të sektorit shëndetësor të Kosovës,  ndërsa kontributi i përgjithshëm nga qeveritë e Norvegjisë, Zvicrës dhe Luksemburgut për blerjen e ventilatorëve mobil Vg70 është 1,17 milion dollar, në partneritet me UNDP-në.


“Falë kësaj mbështetjeje UNDP ka blerë 40 ventilatorë, 20 prej të cilëve u dorëzuan sot ndërsa pjesa tjetër do të dorëzohet deri në fund të muajit qershor”, thuhet në njoftim.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili pranoi donacionin në emër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi.

“Është nder për mua të pranoj këtë donacion në emër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Dua të falënderoj qeveritë e Norvegjisë, Zvicrës dhe Luksemburgut për fondet dhe UNDP-në për blerjen e ventilatorëve mobilë që do të shpëtojnë jetë. Ne vlerësojmë lartë kontributin dhe mbështetjen tuaj për sistemin shëndetësor në Kosovë në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar të vazhdojë me projekte të përbashkëta edhe në të ardhmen, pasi ta mposhtim krizën”, tha ai.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, potencoi se kjo ndihmë në këtë kohë nuk mund të matet me para.

“Falënderoj ambasadorët është një nder i veçantë me marrë një donacion kur kemi nevojë. Ventilatorët janë 20 sot dhe 20 vijnë nesër për gjithë ata që kanë nevojë. Vlera është e madhe kur është e dedikuar në këtë kohe, nuk mund ta masim me para këtë ndihmë”, tha Sejdiu.

Maria Suokko, përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, tha se UNDP qëndron bashkë me qytetarët dhe institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë, në luftën kundër COVID-19 dhe për të reaguar ndaj ndikimeve të shkaktuara nga pandemia.

“Donacioni i sotëm u bë i mundur përmes kontributit bujar nga qeveritë e Norvegjisë, Zvicrës dhe Luksemburgut, dhe ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës që ata bashkëpunuan me ne në mbështetje të Kosovës në këto kohë të vështira. Ne jemi të përkushtuar ta mbështesim Kosovën për të ngritur kapacitetet e kujdesit shëndetësor – në përballimin e pandemisë dhe përtej”, tha Suokko.

Ambasador i Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl, theksoi se në një kohë shumë të vështirë, që po shkakton presion të jashtëzakonshëm në shërbimet e shëndetit publik, është e domosdoshme të shfaqet solidaritet dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të forcuar përpjekjet tona të përbashkëta për mposhtjen e pandemisë.

“Prandaj, Norvegjia është krenare të mbështesë përpjekjet e qeverisë kundër pandemisë COVID-19 duke siguruar fonde për blerjen e menjëhershme të ventilatorëve për spitalet në një bashkëpunim të pakrahasueshëm me Dukatën e Madhe të Luksemburgut, Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë “, tha Ambasadori Grøndahl.

Ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, ndërkohë, potencoi se, si partner afatgjatë në zhvillimin social dhe ekonomik të Kosovës, Zvicra është e lumtur të qëndrojë me Kosovën edhe në luftën kundër COVID-19.

“Pajisjet që dorëzohen sot rrisin kapacitetin e sistemit të brishtë shëndetësor për të ofruar shërbime adekuate për pacientët që vuajnë nga COVID-19 si dhe sëmundje të tjera të rënda të frymëmarrjes. Ne inkurajojmë qeverinë e Kosovës që të vazhdojë të menaxhojë përgjigjen (ndaj pandemisë) në mënyrë efektive dhe përgëzojmë profesionistët shëndetësor dhe shërbyesit tjerë të linjës së parë për përkushtimin e tyre në luftën kundër COVID 19 deri më tani, duke mbrojtur kështu jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, deklaroi ambasadori Lebet.

UNDP ka bërë të ditur se ventilatorët janë prodhuar në Kinë, të certifikuar me certifikatën e BE-së dhe me sigurimin e cilësisë nga Njësia Globale e Prokurimit e UNDP-së në Kopenhagë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori