LAJMI I FUNDIT:

Ferrari i rrallë që u dogj në Monako do t’i hyjë procesit të rikonstruktimit

Ferrari i rrallë që u dogj në Monako do t’i hyjë procesit të rikonstruktimit

Do ishte shumë e trishtueshme, sikur një nga këto makina të rralla të mos ekzistonte më

Konsiderohet si një nga veturat më të shpejta dhe me më shumë stil, por as Ferrari nuk i reziston zjarrit, transmeton Telegrafi.

Për arsye të panjohur, muaj më parë është djegur në Monako një Ferrari i rrallë, ndërsa shoferi që ishte duke e vozitur arriti të shpëtonte i pa lënduar.


Mirëpo, Ferrari F40 që kushton rreth gjashtë milionë euro, pësoi dëme të mëdha nga flakët dhe thuhej se më nuk do të jetë në gjendje të rregullohet.

Deri më tani, kur është vendosur që makina e cila po qëndron në Ferrari Monte Carlo, t’i hyjë procesit të rikonstruktimit, gjë që pritet të kushtojë shumë shtrenjtë.

Besohet se një përqindje e madhe e makinës, duhet të ri konstruktohet nga fillimi, ndërsa vetëm një pjesë e strukturës origjinale, mund t’i mbetet edhe më tutje.

Se sa do të kushtojë dhe kur do të jetë gati nuk është bërë e ditur, por dihet se për një kohë të gjatë nuk do të kemi mundësi ta shohim, derisa të kthehet në gjendje të mirë. /Telegrafi/