Fotografitë e reja tregojnë se sa vërtetë e madhe është shtëpia e Arianës Grandes në Hollywood Hills, të cilën ajo e bleu së fundmi.
Prona në vlerë 13,7 milionë dollarë i jep një pamje panoramike princeshës së muzikës pop, 26-vjeçare të Los Angelesit nga pishina e saj luksoze dhe ballkoni me pamje të mrekullueshme.
Shtëpia ka gjithashtu një bodrum me 300 shishe verë dhe një palestër gjigante, shkruan DailyMail.
Shtëpia me stil bashkëkohor është projektuar nga firma me bazë në Los Angeles, iDGroup.
E vendosur mbi një kodër, shtëpia me tri nivele karakterizohet me pamje kanionesh-oqeanike në çdo dhomë, një pishinë dhe një dhomë luksoze të pritjes, sipas Los Angeles Times, që ishte gazeta e cila raportoi edhe lajmin për blerjen.
Prona e bukur është e vendosur në lagjen Bird Streets, një zonë me shtëpitë mbi kodra për shumë të famshëm.
Shtëpia e re e Arianës është mjaft e bollshme, me katër dhoma gjumi, një zyrë dhe shtatë banjo, duke bërë që shtëpia luksoze të ketë mbi 10,000 metra katrorë.
Dyshemetë prej druri të ngurta dhe tavanet me lartësi prej 16 metrash shtojnë shumë hapësirë dhe një element tjetër modern në shtëpinë e sofistikuar, kodrinore.
Gjithashtu shtëpia e këngëtares ka një bodrum me rreth 300 shishe vere, studio muzikore, palestër, ballkone dhe bar, shtëpia është vendi i përsosur për Arianën që të izolohet në të.
Ariana e fitoi shtëpinë në një marrëveshje jashtë tregut për miliona më pak sesa reklamohej dikur.
Shtëpia është hedhur në treg për 25.5 milionë dollarë në vitin 2018, dhe së fundmi ishte me çmim 17.495 milionë dollarë, raporton LA Times.
Përveç shtëpisë së re, Ariana ka qenë aktive gjatë karantinës.
Këngëtarja së fundmi ka publikuar bashkëpunimin e saj të ri me Lady Gagën, këngën “Rain On Me”, e cila është renditur e dyta në Apple iTunes Global Top 100 muajin e kaluar.
Ajo gjithashtu raportohet se është izoluar me të dashurin e saj të ri, sekserin Dalton Gomez, me të cilin ka qenë në lidhje që nga janari.
Duke folur për njerëzit me të cilët Ariana Grande kaloi karantinën, një burim i tha më parë Revistës People: ‘Një nga njerëzit me të cilët ajo po e kalon karantinën tani është Dalton – ata janë bashkë që disa muaj. Ariana nuk dëshiron të bëjë një marrëdhënie tjetër publike, kështu që ajo po përpiqet ta mbajë këtë të qetë, por ajo duket shumë e lumtur me Dalton”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës
Para dhe pas - Santiana Maloku befason me fotografinë pa grim
Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu
Noah Cyrus i lë pak imagjinatës me veshje shumë të dukshme, gjatë performancës në Brazil
Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit