LAJMI I FUNDIT:

Publikohet lista e 25 muzikantëve më të paguar të vitit – Kanye West, Elton John dhe Ariana Grande në krye të saj

Publikohet lista e 25 muzikantëve më të paguar të vitit – Kanye West, Elton John dhe Ariana Grande në krye të saj
Foto: Getty Images/Guliver

Revista “Forbes” publikoi listën e saj vjetore të muzikantëve më të paguar në botë për vitin 2020.

Dhe Kanye West fitoi vendin e parë si muzikanti me pagën më të lartë për vitin 2020, si dhe i famshmi i dytë më i paguar në përgjithësi, shkruan DailyMail.


Ndërsa kunata e tij, Kylie Jenner e tejkaloi shumë konkurrencën duke kryesuar listën kryesore të të famshëmve mëtë paguar të vitit me 590 milionë dollarë të hyra, West u rendit i dyti me 170 milionë dollarë, që ishte më shumë se dyfishi se sa muzikanti i dytë në listën e muzikantëve më të paguar të vitit, Elton John , i cili fitoi 81 milionë dollarë.

Kanye West – i pari në listën e muzikantëve më të paguar për vitin 2020 (Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, pas Kanye Westit dhe Elton Johnit, Ariana Grande u rendit në vendin e tretë të muzikantëve më pagën më të lartë me 72 milionë dollarë, të cilat arriti t’i fitojëfalë turneut të saj “Sweetener Tour” dhe shitjes së dy albumeve të saj “Sweetener” dhe “Thank U, Next”.

Pavarësisht përplasjes së fundit, "Forbes" e rendit Kylie Jennerin të parën në listën e yjeve më të paguar të vitit
Lexo po ashtu Pavarësisht përplasjes së fundit, "Forbes" e rendit Kylie Jennerin të parën në listën e yjeve më të paguar të vitit

Jonas Brothers u renditën në vendin e katërt me 68.5 milionë dollarë, pas fitimeve marramendëse që patën gjatë turneut të tyre disa mujor vitin e kaluar, në të cilin shoqëruese ishte edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Dyshja e famshme e DJ-ve dhe muzikës elektronike, The Chainsmokers, zunë vendin e pestë duke fituar 68 milionë dollarë.

Elton John – i dyti në listën e muzikantëve më të paguar për vitin 2020 (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Lista e 10 muzikantëve me pagën më të lartë vazhdon me emrat: Ed Sheeran me 64 milionë dollarë, Taylor Swift me 63.5 milionë dollarë, Post Malone me 60 milionë dollarë, Rolling Stones me 59 milionë dollarë dhe Marshmello me 56 milionë dollarë.

Pjesa më e madhe e 170 milionë dollarëve të Kanye West-it që e renditrin atë të parin në këtë listë vijnë nga kontrata e tij e atleteve me “Adidas”.

Lista e muzikantëve më të paguar që ka nxjerrë Revista “Forbes”, ka të ngjarë të shënojë një rënie të madhe në shumat e dollarit në botën e pushatuar nga virusi COVID-19.

Ariana Grande – e treta në listën e muzikantëve më të paguar për vitin 2020 (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Me ndryshimet e mëdha në industrinë e muzikës, pas epokës dixhitale, shumica e artistëve me fitim të lartë bënë një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre nga shfaqjet live.

Por nuk do të jetë ky rasti kur bëhet fjalë për listën tjetër, me turne të anuluara plotësisht nga marsi i vitit 2020 për shkak të pandemisë.

Edhe pse artistë si West, Jay-Z dhe Rihanna ka të ngjarë të mos kenë ndikim të fortë të fluksit të të ardhurave të tyre për shkak të zotërimeve të tyre të larmishme në fushën e biznesit.

Kjo është lista e 25 muzikantëve më të paguar të vitit sipas Revistës “Forbes”. /Telegrafi/

Foto: SC/DailyMail

Në trend Magazina

Më shumë
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Besa si një

Besa si një "Titan" i vërtetë në 'Eurovision 2024', përfundon me sukses performancën e saj në Malmo

Magazina
Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Magazina
Hailey dhe Justin zbuluan se do të bëhen prindër së shpejti, reagon nëna e këngëtarit

Hailey dhe Justin zbuluan se do të bëhen prindër së shpejti, reagon nëna e këngëtarit

Magazina
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e

Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Kalo në kategori