LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht përplasjes së fundit, “Forbes” e rendit Kylie Jennerin të parën në listën e yjeve më të paguar të vitit

Pavarësisht përplasjes së fundit, “Forbes” e rendit Kylie Jennerin të parën në listën e yjeve më të paguar të vitit

Me gjithë ‘konfliktin’ e tyre të fundit, Revista “Forbes” po i jep Kylie Jennerit merita për suksesin e saj, pasi ata i kanë dhënë asaj vendin e parë në listën e tyre për “100 të famshmit më të paguar për vitin 2020”, duke e renditur atë si personazhin më të paguar në botë për sa i përket pagës së saj vjetore.

“Ndërsa ajo kishte ekzagjeruar ndër vite madhësinë e biznesit të saj, paratë që ajo tërhoqi nga kontrata e shitjes së aksioneve te marka ‘Coty’ ishin të vërteta – të mjaftueshme për t’u renditur si një nga arkëtimet më të mëdha të të famshëmve të të gjitha kohërave”, shkruajti Revista të enjten, shkruan DailyMail.


Sipas “Forbes”, Kylie, 22 vjeçe, fitoi 590 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar, shumica e të cilave ishte falë gjigantit të bukurisë ‘Coty’ që bleu një 51 për qind të aksioneve të markës së saj ‘Kylie Cosmetics’ janarin e kaluar.

Jenner shiti përqindjen në fjalë për 600 milionë dollarë, gjë që çoi në një fitim të pastër prej 540 milionë dollarësh neto pa përfshirë taksat.

Kunati i Kyliet, Kanye West u rendit i dyti në këtë listë, pasi ai gjithashtu pati polemikë me Revistën “Forbes” për vlerën e pasurisë së tij.

Pas fiaskos nga "Forbes", Kylie Jennerit i largohet edhe CEO nga kompania e saj e kozmetikës "Kylie Cosmetics"
Lexo po ashtu Pas fiaskos nga "Forbes", Kylie Jennerit i largohet edhe CEO nga kompania e saj e kozmetikës "Kylie Cosmetics"

Sipas këtij raporti, West fitoi 170 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar, shumë kjo për të cilin thuhet se do të zbriste në linjën e tij të modës ‘Yeezy’. “Forbes” vlerëson se vlera e tij neto është 1.3 miliard dollarë.

Kylie Jenner (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Njerëzit e tjerë të famshëm më të paguar në 10 të parët janë: Roger Federer (106.3 milionë dollarë), Cristiano Ronaldo (105 milionë dollarë), Lionel Messi (104 milionë dollarë), Tyler Perry (97 milionë dollarë), Neymar (95.5 milionë dollarë), Howard Stern (90 milionë dollarë), LeBron James (88.2 milionë dollarë) dhe Dwayne Johnson (87.5 milionë dollarë).

“Forbes” e quajti Kylien miliarderen më të re të vetë-shpallur në botë në vitin 2019 dhe përsëri në vitin 2020, por publikoi një raport bombastik javën e kaluar duke akuzuar familjen Jenner për shifra të ekzagjëruara dhe ‘falsifikim’ të deklaratave të taksave për kompaninë e kozmetikës.

Kylie Jenner (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Ylli i “Keeping up with The Kardashians” e mohoi raportin menjëherë pas kësaj, duke shkruar: “Nga çka jam duke u zgjuar. Mendova se kjo ishte një revistë me reputacion. Të gjitha ato që shoh janë një numër i pasaktë i deklaratave dhe supozimeve. Unë kurrë nuk kam kërkuar ndonjë titull ose të jem përpjekur që rruga ime deri aty të jetë gënjeshtër”.

Ndërkohë, reperi West gjithashtu pati një ‘shpërthim’ kundrejt Revistës në prill, kur ata e quajtën atë miliarder.

Artikulli vuri në dukje se West ishte i pakënaqur me hulumtimet dhe gjetjet e tyre – duke deklaruar se ai beson se vlera e tij neto është rreth 3.3 miliardë dollarë, dhe jo 1.26 miliard dollarë siç ata kishin raportuar.

Kylie Jenner mund të përballet me hetime penale, madje edhe burg për falsifikim të statusit të miliarderes dhe mashtrim financiar
Lexo po ashtu Kylie Jenner mund të përballet me hetime penale, madje edhe burg për falsifikim të statusit të miliarderes dhe mashtrim financiar

“Nuk është një miliard”, u shpreh West. “Është 3.3 miliardë dollarë pasi askush në ‘Forbes’ nuk di të llogarisë”, tha tutje ai.

Artikulli sugjeronte që West kishte qenë i etur për të provuar statusin e tij financiar për ca kohë, duke vënë në dukje se ai më parë kishte pretenduar të ishte miliarder gjatë një paraqitjeje në Festivalin e Inovacionit të ‘Fast Company 2019’. /Telegrafi/

Kylie Jenner (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori