Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, kërkoi sot gjatë një video-konference me kryeministrin kinez Li Keqiang qasje të barabartë të kompanive gjermane në tregun kinez.
“Në fushën e një qasjeje më të barabartë për investitorët gjermanë dhe të tjerë të huaj, nevojiten hapa të mëtejshëm”, tha zëdhënësi Steffen Seibert.
Një nga këto hapa, u njoftua më tej, do të jetë nënshkrimi i një marrëveshje gjithëpërfshirëse investimi midis Kinës dhe Bashkimit Evropian.
Sipas Reuters, duke përmendur qarqet e qeverisë gjermane, Gjermania dhe Bashkimi Evropian fajësojnë Kinën për një trajtim të pabarabartë të investitorëve të huaj në krahasim me investitorët vendas. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ndërmarrjet shtetërore kineze.
Seibert tha se Merkel kishte theksuar interesat gjermane gjatë bisedimeve me Lee Keqiang kur ishte fjala për “shkëmbim të lirë dhe shumëpalësh bazuar në rregulla të forta”, si dhe forcimin e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).
Konferenca, e cila u ndoq gjithashtu nga ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier, gjithashtu diskutoi marrëdhëniet bilaterale midis Kinës nga njëra anë dhe Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër, si dhe tema të ndryshme që lidhen me çështje ekonomike dhe politike.
Ata folën gjithashtu për bashkëpunimin në fushën e luftimit të pandemisë coronavirus, por edhe për situatën aktuale në Hong Kong.
Pas anulimit të samitit BE-Kinë për 14 shtator në Leipzig, aktivitetet diplomatike në rrugën Berlin-Pekin u intensifikuan, që ndërkohë rezultoi në nënshkrimin e disa marrëveshjeve tregtare. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet