Përfaqësues të bizneseve turistike të Lezhës kanë zhvilluar sot një takim me Këshillin Drejtues të Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve të Kosovës.
Të dy palët, kërkuan që të gjendet një zgjidhje për pagesën e taksës në Rrugën e Kombit, pasi që do të ndikojë në rritjen e turistëve që vizitojnë Lezhën.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili ka prezantuar para përfaqësuesve të bizneseve të Kosovës ofertat që i ofron Lezha për këtë sezon.
Ai tha se i kanë marrë të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, ndërsa tha se çështja e taksës për Rrugën e Kombit nuk mund të zgjidhet lehtë pasi që tashmë është private.
“Një njëri që vjen për pushime nëse për 10 euro nuk vjen atje, megjithatë ne e kemi biseduar dhe i kemi kërkuar qeverisë ndonjë kusht lehtësues, është privat tani dhe qeveria nuk e ka plotësisht në dorë tani. Duhet t’ju themi shqiptarëve të Kosovës se ne i mirëpresim, shqiptarët e Kosovës e kanë detin, më afër se në Shëngjin nuk kanë ku e gjejnë, më cilësor se Shëngjin nuk kanë ku e gjejnë dhe më lirë se në Shëngjin nuk kanë ku e gjejnë”, tha ai.
Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, tha se çështja e taksës duhet të diskutohet në nivel qeveritar, megjithatë u shpreh se kjo taksë është një barrierë.
“Mendoj se sot qytetarët e Kosovës e sidomos ata që e duan më tepër Shëngjinin dhe Lezhën dhe ata që kanë nevojë më tepër edhe për shkak të moshës së tyre që të udhëtojnë më afër presin edhe oferta më të mira nga ana e operatorëve turistik, përkatësisht subjekteve hoteliere. Aktiviteti ynë sa i përket taksës nuk do të përfundojë edhe sot, këtë çështje e kam diskutuar edhe me kryetarin e Komunës, me ambasadorin, me ministrat, për këtë do të punojmë të gjithë së bashku”, tha ai.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se Lezha ofron mundësi shumë të mira për pushime për qytetarët e Kosovës.
Ai tha se këtë vit janë duke e shikuar mundësinë që të rinjtë e të rejat nga Kosova të punojnë punë sezonale në Shëngjin.
“Kosova është me det, sepse 70 për qind e Shëngjinit shfrytëzohet nga qytetarët e Kosovës edhe po të ngjiten më sipër në Velipojë 40 përqind e pushuesve janë nga Kosova. Prandaj, Kosova nga dita në ditë po i shton numrat e prezencës në një pjesë tjetër të rëndësishme të trojeve shqiptare që është Shëngjini dhe nga ana tjetër, edhe këtë vit kemi biseduar edhe me kryetarin do shikohet mundësia e punësimit sezonal të të rinjve e të rejave nga Kosova për turizmin në Shëngjin. Nuk ka punësim vetëm në Kosovë, po ka punësim edhe në Shqipëri të kësaj kategorie shumë të rëndësishme të shoqërisë. Investitorët e Kosovës janë prezent edhe në Shëngjin me bizneset e vogla, me leje të qëndrimit të liberalizuara totalisht njësoj sikur të jenë në Prizren, Prishtinë janë edhe në Shëngjin, që punojnë pa asnjë dallim. Prandaj, Shëngjini ofron jo vetëm detin, po edhe biznesin dhe punësimin”, tha ai.
Disa nga hotelet e Lezhës kanë paraqitur ofertat e tyre, ndërsa kanë deklaruar se të gjitha masat mbrojtëse për COVID-19 janë ndërmarrë. Ndërsa, si sfidë e kanë paraqitur taksën në Rrugën e Kombit, që sipas tyre prek drejtpërsëdrejti pushuesit që shkojnë nga Kosova në Shëngjin.
Ded Malutaj nga “Prince Adriatic”, tha se taksa nuk do të ishte problem nëse do të ishte për të gjitha akset e Shqipërisë, por sipas tij taksa e Rrugës së Kombit prek drejtpërsëdrejti pushuesit nga Kosova.
Ai bëri të ditur se kanë marrë vendim që si hotel të gjithë pushuesve do t’iu rimbursohet taksa hyrëse.
“Kjo është tarifë e vendosur vetëm në Rrugën e Kombit, çka do të thotë se prek drejtpërsëdrejti pushuesit tanë nga Kosova, se po të ishte kjo tarifë me të gjitha akset e Shqipërisë atëherë është krejt normale, por problemi është që një grek vjen nga Greqia dhe futet në Tiranë dhe ai nuk ka tra, një malazez vjen nga Mali i Zi dhe futet në Tiranë dhe nuk ka tra, vjen nga Maqedonia nuk ka tra, vjen nga Kosova nuk vjen dot në Tiranë pa tra…Vendosja e këtij trau vetëm në këtë segment prek konkurrencën dhe e margjinalizon Kosovën që është tregu më i madh i joni. Unë si operator ekonomik kam marrë një iniciativë që të gjithë pushuesit që do të vijnë tek Princi këtë vit do të rimbulësohen për taksën e rrugës së kombit, për taksën hyrëse të Rrugës së Kombit. Do të thotë çdo pushues që do të vijë tek unë do të sjelli me vete faturën e rrugës dhe të nesërmen ose kur të ikën ai do të rimbulësohet”, tha ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve