Të enjten, në Gjykatën e Apelit ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit të ankesave, në rastin ku i akuzuari Hysri Peqani, i njohur ndryshe si “Burdushi”, po kërkon lirimin e tij nga akuza për mashtrim.
Ai akuzohet se më 20 qershor 2014, deri më 12 gusht 2014, në Prizren, me qëllim që t’i fsheh faktet dhe në mënyrë të kundërligjshme të fitojë dobi pasurore për vete apo për personin tjetër, e mashtron dhe e vë nën lajthim personin tjetër dhe me këtë e nxit të dëmtuarin Q.P, duke i thënë se do t’ia shërojë bashkëshorten, e cila vuan nga depresioni, në kompensim të shumës prej 2,000 euro.
Deri te dështimi i seancës ka ardhur si pasojë e kërkesës së të akuzuarit Peqani, për përjashtimin e trupit gjykues, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Peqani tha se arsyet dhe provat për përjashtimin e trupit gjykues do t’i paraqes me shkrim.
Kryetari i trupit gjykues, Afrim Shala, tha se kërkesa e të akuzuarit Peqani për përjashtimin e trupit gjykues do t’i dorëzohet kryetarit të Gjykatës së Apelit, për tu shqyrtuar.
Seanca e radhës pritet të mbahet më 22 qershor 2020, në ora 9:30. Deri të shqyrtimi i ankesave në Gjykatën e Apelit ka ardhur pas ankesave të parashtruara nga prokuroria dhe mbrojtja. Prokuroria me ankesë ka kërkuar dënimin maksimal për të akuzuarin Peqani, ndërsa mbrojtja me ankesë ka kërkuar lirimin e të akuzuarit nga akuza.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, më 19 nëntor 2018, kishte marr aktgjykim, me të cilinën të akuzuari Peqani, e kishte shpallur fajtor për mashtrim dhe e kishte dënuar me një vit burgim dhe 5000 euro gjobë.
Ndaj tij, po ashtu gjykata kishte shqiptuar edhe dënimin plotësues, ndalim i ushtrimit të profesionit në kohëzgjatje prej tre vjetësh.
Ndërsa, pas ankesës së mbrojtjes në Gjykatën e Apelit, rasti është kthyer në rigjykim.
Kurse pas kthimit në rigjykim, Gjykata Themelore në Prizren, 8 nëntor 2019, për herë të dytë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me një vit burg dhe 5000 euro gjobë, të akuzuarin për mashtrim, Hysri Peqani. Po ashtu, ndaj tij ishte shqiptuar edhe dënim plotësues, me të cilin i ndalohet ushtrimi i profesionit për tre vjet.
Prokuroria Themelore në Prizren, në vitin 2015, kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Hysni Peqani, me arsyetimin se i njëjti, më 20 qershor 2014 deri më 12 gusht 2014, në Prizren, me qëllim që t’i fsheh faktet dhe në mënyrë të kundërligjshme të fitojë dobi pasurore për vete apo për personin tjetër, e mashtron dhe e vë nën lajthim personin tjetër dhe me këtë e nxit të dëmtuarin Q.P, duke i thënë se do t’ia shërojë bashkëshorten, e cila vuan nga depresioni, në kompensim të shumës prej 2000 euro. Me këto veprime, Peqani akuzohet se ka kryer veprën penale të mashtrimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje