LAJMI I FUNDIT:

Tolaj i AAK-së: Situata ekonomike në Kosovë është përkeqësuar

Tolaj i AAK-së: Situata ekonomike në Kosovë është përkeqësuar

Arbër Tolaj nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shprehur shqetësimin për situatën ekonomike në Kosovë, si shkak i pandemisë COVID-19.

Tolaj tha se pavarësisht heqjes së masave, gjendja në Kosovë vazhdon të jetë e rënduar.

“Jemi të vetëdijshëm për kompleksitetin e situatës aktuale dhe krizës ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19. Pavarësisht heqjes së masave kufizuese gjendja vazhdon të jetë e rënduar. Derisa flasim këtu 354 raste aktive me coronavierus, dhe rrezikon që të shpërthej dhe disa vatra në disa komuna që nuk kanë qenë të prekura me këtë virus. Shtimi i të infektuarve mund të mbingarkoj dhe institucionet shëndetësore”, ka thënë ai.


Sipas tij, Qeveria paraprake nuk ka pasur shifra të sakta për rënien ekonomike në vend.

“Nga këto rrethana të imponuara edhe ekonomia e vendit ka pasur dëme të jashtëzakonshme. Edhe më tutje Kosova vazhdon të mos ketë informata të sakta për rënie ekonomike, pasi qeveria paraprake nuk ka mundur të nxjerr shifra të sakta të kësaj rënie ekonomike. FMN konsideron që efektet e pandemisë priten të jenë të zymta”, theksoi ai.

Deputeti Tolaj po ashtu shprehu shqetësimin e tij, në lidhje me mjekët të cilët kanë ardhur nga Serbia për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në veri të Kosovës.

“Kosova ka kapacitete të konsiderueshme pasi i ka 600 mjekë të papunë dhe është e panevojshme që mjek nga Serbia të ndihmojnë në veri të Mitrovicës”, ka thënë ndër të tjera, Arbër Tolaj. Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme

Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kalo në kategori