LAJMI I FUNDIT:

Manchester City u dënua me dy vite mospjesëmarrje në garat evropiane, CAS do të marr vendim në korrik për ankesën e tyre

Manchester City u dënua me dy vite mospjesëmarrje në garat evropiane, CAS do të marr vendim në korrik për ankesën e tyre
Etihad Stadium (Foto: Alex Livesey/Getty Images)

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) pritet të shpallë vendimin e saj për ankesën e Manchester Cityt kundër ndalimit të tyre dy vjeçar në garat evropian në gjysmën e parë të muajit korrikut.

Juristët që janë të lidhur me rastin ishin në diskutim në një seancë dëgjimore tre-ditore, e cila përfundoi të mërkurën.


Seanca dëgjimore u zhvillua me video-konferencë.

Etihad Stadium i Manchester Cityt (Foto: Alex Livesey/Getty Images)

“Të dy palët shprehën kënaqësinë e tyre në lidhje me zhvillimin e procedurës”, ka thënë CAS për media.

Por si erdhi rasti deri këtu.  Më 14 shkurt, Organi i Kontrollit Financiar për Klube në UEFA (CFCB), dënoi Cityn me dy vite mos prezencë në garat evropiane dhe gjobiti klubin me 30 milionë euro pasi u vendos se kishin kryer “shkelje serioze” të rregullave të Fair Play Financiar të Financave (FFP) të UEFA-s mes viteve 2012 -2016.

(Photo by Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Sipas CFCB, drejtuesit e Manchester Ctyt nuk kishin bashkëpunuar në hetim.

City paraqiti ankesën e tyre më 26 shkurt, me shefin ekzekutiv Ferran Soriano që kishte thënë se është “thjesht jo e vërtetë” që ata kanë shkelur rregullat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori