LAJMI I FUNDIT:

Më 15 qershor Shqipëria fillon fluturimet me Greqinë, po negociohen edhe me shtetet e tjera

Më 15 qershor Shqipëria fillon fluturimet me Greqinë, po negociohen edhe me shtetet e tjera

Në datë 15 qershor 2020 Shqipëria hap kufijtë ajror me Greqinë. Lajmi është bërë i ditur në një njoftim zyrtar të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë e cila informon qytetarët se fluturimet do të nisin duke zbatuar protokollet e rrepta të sigurisë kundër Covid-19, të miratuara nga ISHP.

MIE deklaron se kjo masë synon të rrisë sigurinë e pasagjerëve duke frenuar përhapjen e virusit.

Në njoftim thuhet gjithashtu se qeveria shqiptare është në kontakt me shtetet e tjera europiane për të avancuar në procesin e hapjes së aeroporteve.


Ajo i bën thirrje qytetarëve që para çdo udhëtimi jashtë vendit të informohen lidhur me protokollet e sigurisë të hartuara nga vendet që ata do të vizitojnë.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informon qytetarët se duke filluar nga data 15 Qershor 2020 do të rinisin fluturimet e rregullta Tiranë-Athinë dhe Athinë-Tiranë.  Vendimi i Qeverive të të dy vendeve për të rinisur fluturimet e rregullta parashikon edhe zbatimin protokolleve të rrepta të sigurisë kundër COVID-19, të miratuara nga autoritetet e Shëndetit Publik.

Njohja paraprake me këto protokolle dhe zbatimi me përpikëri i tyre nga të gjithë pasagjerët, jo vetëm do të rrisë sigurinë, duke frenuar përhapjen e infeksionit COVID-19, por njëkohësisht do të lehtësojë ndjeshëm të gjithë procedurat që do të ndiqen në aeroportet respektive.

Qeveria Shqiptare është në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e shteteve europiane, për të avancuar me procesin e hapjes së aeroporteve nga ana e tyre dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të njoftojë në vijimësi për çdo vendim që lidhet me rinisjen e fluturimeve.

U bëjmë thirrje qytetarëve që përpara çdo udhëtimi jashtë vendit të mirë informohen lidhur me protokollet e sigurisë, të hartuara nga vendet ku ata do të udhëtojë dhe që janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë udhëtarët”, përfundon njoftimi./abcnews.al

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori