Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Kreshnik Gashi, ka raportuar sot para komisionit parlamentar që mbikëqyr këtë institucion.
Deklarimet e presidentit Hashim Thaçi se Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla kanë qenë në dhomën e përgjimeve në Telekom dhe ato të Behgjet Pacollit se ka qenë i rrezikuar nga një sulm terrorist, kanë qenë çështje që janë ngritur para shefit të AKI-së sot nga deputetët e grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
Pas mbledhjes, që mbahet e mbyllur për media, u deklarua vetëm një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili tha se shefi i AKI-së nuk është përgjigjur në pyetjet që kanë të bëjnë me deklarimet e presidentit të vendit.
Arbër Rexhaj tha se Gashi i ka ikur përgjegjësisë dhe nuk ka dhënë asnjë nga përgjigjet me interes për publikun.
“Përgjigjet që nuk i ka dhënë janë përgjigje që kanë të bëjnë kryesisht me këtë domenin e temave të opinionit publik të cilat kanë qenë në rrafshinën e deklarimeve të Behgjet Pacollit, kur ai thotë që ka pasur lajme për sulm terrorist ndaj meje, ka pasur pyetje të cilat kanë të bëjnë me pretendimet e Thaçi kur thotë se Albin Kurti, ish-kryeministër tashmë, ish-zëvendëskryeministri kanë qenë në dhomën e përgjimeve, po ashtu unë e kam pyetur edhe për deklarimet e presidentit që ai paska marrë informacione nga vendet mike, të shërbimeve mike”, tha Rexhaj.
Ai tha se janë të vetëdijshëm që përgjigjet konfidenciale mbeten të tilla dhe asnjë nga deputetët nuk do t’i bënte publike.
“Ky drejtor nuk dha kurrfarë raporti, përkundër insistimit të pyetjeve tona, drejtori në fjalë gjeti një gjuhë të ikjes nga pothuajse përgjigjet e tij, kryesisht prej mënyrës duke u thirrur në gjëra të konfidencialitetit, fshehtësisë, sekretit zyrtar, kur dihet se ne si anëtar të komisionit paraprakisht nënshkruajmë një deklaratë të betimit dhe sigurisht po të kishte diçka konfidenciale as unë këtu para jush nuk do të dilja dhe ta thosha këtë. Andaj kjo është papërgjegjësi e tij”, tha Rexhaj, raporton KosovaPress.
Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së ku ka raportuar drejtori i këtij institucioni, është diskutuar lidhur me gjendjen e sigurisë gjatë kohës së pandemisë në Kosovë. Por, as shefi i AKI-së e as deputetë të tjerë nuk janë deklaruar pas kësaj mbledhjeje./KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri