LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Po t’i respektonte sugjerimet e mia, Kurti tani do të ishte në Qeveri

Thaçi: Po t’i respektonte sugjerimet e mia, Kurti tani do të ishte në Qeveri

Presidenti Hashim Thaçi tha se Kushtetuta dhe ligjet nuk ia ndalojnë që të shprehë opinionet dhe këshillat e tij, duke shtuar se edhe ish-kryeministrit Albin Kurti i kishte dhënë këshilla, por se ky i fundit nuk i përfilli ato.

“Nuk ma ndalon Kushtetuta dhe ligji që unë të jap opinion për çështje të caktuara por edhe këshilla. Unë i kam dhënë sugjerime dhe këshilla edhe Kurtit se si duhet të lëvizet përpara dhe sikur t’i respektonte ato sugjerime sot do të ishte gjendja më ndryshe, më e favorshme për të, në veçanti që të punojë më tepër në çtensionimin e situatës politike në Kosovë që të ulet ajo armiqësi me opozitën, të ketë sjellje më konstruktive me partnerët e koalicionit, jo vetëm me LDK-në, por edhe me të tjerët. Po ashtu, që të ndërtohet një platformë e ecjes përpara në kuptimin e situatës së pandemisë dhe të ketë bashkëpunim edhe institucional edhe ndërpartiak”, tha presidenti Thaçi në Rubikon të Klan Kosovës.

“Unë sugjerimet dhe këshillat kushdo që kërkon nga ana ime, kushdo që të jetë pozitë dhe opozitë, lider partiak, deputet apo bartës i institucioneve, apo njerëz që punojnë në institucione, i jap. Në anën tjetër unë takoj njerëz të ndryshëm, të kategorive të ndryshme që përfaqësojnë komunitete krejt të ndryshme për të diskutuar dhe kur kërkohet ndonjë rekomandim nga ana ime unë nuk hezitoj që të jap”,tha presidenti.


Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori